banner

E gjelbër

Petaloudes 0002

Petaloudes, Lugina e bukur e fluturave në Greqi


Në pjesën perëndimore të ishullit grek Rodos, rreth 25 km larg qytetit, ndodhet një vend që njihet si Lugina e fluturave. Kjo luginë është e njohur për faktin se, në fund të muajit maj – pas sezonit të shirave, ajo vërshohet nga mijëra flutura të llojit “Euplagia quadripunctaria rhodosensis”.

Gjatë periudhës së shirave, fluturat jetojnë në formë lavrash në pyjet mesdhetare. Në fund të këtij sezoni ndërkaq, ato evoluojnë në flutura të mahnitshme, dhe më pastaj, nisin të migrojnë në kërkim të vendeve me lagështi.

Duke i ndjekur gjurmët e vendeve me lagështi, fluturat çdo vit përfundojnë në këtë luginë, ku e kalojnë gjithë verën, për t’u larguar në fillim të muajit shtator.

Petaloudes 0004

Po në këtë luginë ato shumohen, ndërsa më pastaj fluturojnë deri në 25 km largësi për të gjetur vendin ku t’i lëshojnë vezët, kur dhe përfundon cikli i tyre jetësor.

Fatkeqësisht, kjo luginë është e hapur për vizitorë, dhe interesimi i madh i njerëzve për të vizituar atë – po ndikon dhe në zvogëlimin e numrit të fluturave.

Fluturat frikësohen nga zhurmat e njerëzve dhe lëvizin nga një dru të tjetri, duke shpenzuar kështu energjinë e nevojshme – madje, shumë prej tyre vdesin para se të arrijnë të riprodhohen.

Njerëzit inkurajohen që të vizitojnë këtë luginë, mirëpo këshillohen që të mos i pengojnë fluturat si dhe të mos bëjnë zhurmë të panevojshme. /NGJYRA.COM/

Écaille chinée ou Callimorphe - Euplagia quadripunctaria - Havré (Belgique) Petaloudes 0003 Petaloudes 0013 Petaloudes 0011 Petaloudes 0009 Petaloudes 0008 Petaloudes 0007 Petaloudes 0006 Petaloudes 0005 Petaloudes 0012