Njihuni me drurin më helmues në botë

Hippomane mancinella (Manchineel) është druri më helmues në botë. Në vendet ku rritet, si p.sh. në Floridë, pastaj në Karaibe dhe në Bahame, shpesh janë të shënuar me shenja të cilat tërheqin vërejtjen njerëzve që fare të mos u ofrohen.

Fryti i Hippomane mancinella është i ngjashëm me mollën. Nëse edhe vetëm njëherë e kafshoni, me siguri do të përfundoni në spitalin më të afërm.

Që nga koha e Kolombit, kjo pemë helmuese ka qenë e njohur me emrin “Manzanita de la muerte”, në përkthim do të thotë: Molla e vogël e vdekjes”.

Manchineel5

Lëngu i bardhë i turbullt të cilin e tajit trungu i Hippomane mancinellas është jashtëzakonisht helmues, kur prek lëkurën e njeriut mund të shkaktojë puçrra, dermatitis apo djegie.

Viktima të shpeshta të këtij lëngu helmues janë udhëtarët e painformuar të cilët përdorin këtë dru si strehim nga shiu. Pikat e shiut me vete “mbledhin” nga pak lëng, bile edhe ato mund të shkaktojnë djegie në trup.

Manchineel2

E pra, edhe vetë korja e drurit është shumë helmuese. Kur digjet, tymi i saj shkakton verbëri të përkohshme, madje edhe të plotë.

Sipas legjendës, helmi i drunjve e ka mbytur pushtuesin spanjoll Juan Ponce de Leon, kur vendësit e kanë qëlluar me shigjetë të njomur në lëng të drurit, për ç’shkak ka vdekur nga vdekja e ngadalshme. /NGJYRA.COM/

Manchineel3 Manchineel 10 Manchineel4 Manchineel7 Manchineel1 Manchineel9 Manchineel 11

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply