banner

E bardhë

brenda-david-ballina-111

Një histori e pabesueshme: Letër familjes dy vjet pas vdekjes


Kur në vitin 2001 kishte ndërruar jetë nga sëmunda e kancerit, Brenda Schmitz kishte lënë në këtë botë, bashkëshortin dhe katër fëmijët e tyre.

Dy ditë para vdekjes, Brenda ia kishte dhënë një shoqeje të saj një letër me instruksione të qarta – që atë letër të dërgonte në një radio-stacion të caktuar, në momentin kur bashkëshorti i saj David, të gjente dashurinë e re të jetës.

Dy vjet pas vdekjes së Brenda-s, David u dashurua në Jane Abraham, ndërsa shoqja e saj e dërgoi letrën në radio-stacionin, “KSTZ” – që atë ta lexonin në emisionin, “Dëshirat për Krishtlindje…”.

brenda david 0001111

Brenda Schmitz

Por, çfarë shkruante në këtë letër?

“Përshendetje! Quhem Brenda Schmitz. Kur të pranoni këtë letër, unë do të jem e vdekur nga kanceri i vezorëve. Këtë letër do t’ua sjellë mikja ime kur të vije koha për një gjë të tillë…”

“I kam thënë që t’ua sjellë këtë letër kur bashkëshorti im i dashur David të vazhdojë jetën e tij, pra, kur të njihet më dikë, me të cilin do të dëshirojë të ndajë jetën e tij”.

david jayne5555

David Schmitz

David ishte bashkëshort i mrekullueshëm

Në letrën e saj Brenda thekson se është e vetëdijshme që bashkëshorti e ka pasur të vështirë humbjen e saj, por shton se është e bindur se ai do të dijë të sjellë vendime të mira në dobi të familjes.

“Jam e sigurt që do të sjellë vendimet më të mira për familjen tonë – dhe që me kohë do ta gjejë një grua të kujdesshme, që do t’i ndihmojë t’i edukojë djemtë tanë. E di që ajo do të jetë një grua e mrekullueshme dhe do të dëshiroja të kisha pasur mundësinë ta njoftoja, e t’i thoja se sa i marr lakmi që dëshiron të kujdeset për një familje të gjerë, me dashuri, përkushtim, dhe zemër të madhe”.

david jayne11111

David dhe Jayne

Dëshira ime për David-in dhe gruan e tij

“I shkruaj këto fjalë sepse kam një dëshirë për David-in, djemtë tanë, për atë grua, dhe familjen e saj – nëse edhe ajo do të ketë fëmijë. Dua ta dinë që i dua shumë dhe që dua të ndjehen të sigurt në këtë botë përplot dhembje”, shkruan më tutje Brenda, duke shtuar se dëshiron që ata të kuptojnë se – “ajo do të jetë gjithmonë pranë tyre”.

Në letër, Brenda po ashtu përshëndet të dashurën e re të David-it, duke i dëshiruar gjithë të mirat… “Ajo e meriton këtë gjë, sepse është njerkë e fëmijëve të mi, e sidomos Maxit të vogël, të cilit do t’i ofrojë dashurinë e nënës, për të cilën ka aq shumë nevojë. Dëshiroj që të jetë e buzëqeshur dhe të dijë sa shumë e vlerësoj gjithë ato që i bën ajo për familjen time. Qëndrueshmëria do të ngadhnjejë. Të falemnderit dhe të dua kushdo që je”, shkruan ndër të tjera në letrën e Brendas.

Kjo histori ka ngjarë dy vjet më parë, ndërsa edhe sot vazhdon të jetë historia më e përfolur në Des Moines, Iowa të SHBA-ve, ku Brenda jetoi me familjen e saj. /NGJYRA.COM/

david jayne33333

Jayne me djalin e vogël të Brendas, Max

david jayne6666

David dhe Jayne bashkë me fëmijët