E hirtë

kurioz balline1

Kozmosi, atmosfera, uji, toka, nëntoka … shifra dhe fakte


Përtoni të lexoni libra e libra për të kuptuar më mirë botën që ju rrethon… kozmosin, atmosferën, detet, nëntokën, tokën, njeriun, atëherë jeni në vendin e duhur. Brenda një shkrimi të vetëm do të kuptoni misteret më të mëdha që rrethojnë një vdekatar të zakonshëm…

Kozmosi

kurioz2

-        150 miliardë do të kushtonte ndërtimi i Stacionit Ndërkombëtar i Kozmosit, gjë që e bën objektin në të shtrenjtë në histori.

-        6 miliardë kilometra është largësia nga e cila dikush ka fotografuar Tokën.

-        2 minuta është koha të cilat njeriu i pambrojtur mund t’i kalojë në kozmos.

-        Ndotja e madhe në Kinë mund të  shihet nga kozmosi, por jo edhe Muri i Madh Kinez.

-        Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë,  56 minuta e 4 sekonda paraqet kohën e nevojshme në Tokë që të sillet rreth boshtit të vet dhe kjo quhet ditë yjore.

-        38.000 objekte që i ka ndërtuar njeriu sillen rreth Tokës që nga lansimi i “Sputnikut” më 1957.

-        Toka ka sipërfaqe e cila është më shumë e lëmuar sesa janë topat e lojës së birilit. Malet e larta dhe oqeanet e thella përbëjnë 1/5000 pjesë të vëllimit të Tokës.

-        NASA vlerëson se çdo ditë në Tokë bie një pjesë e mbetjeve të kozmosit.

-        Përreth Tokës aktualisht në orbitë gjenden 22.000 objekte të cilat i ka ndërtuar njeriu, por të cilat kanë vëllimin mbi 10 centimetra. Pjesa më e madhe e tyre janë fragmente dhe satelitë joaktivë (87 për qind), raketa të shpenzuara (8 për qind) dhe satelitët të cilët akoma janë në funksion (5 për qind).

Atmosfera

kurioz3

-        100 tonelata meteoritë, kryesisht fragmente pluhuri, çdo ditë hyjnë në atmosferën e Tokës.

-        Meteori më i madh, i cili ka rënë ndonjëherë në Tokë pas vetes nuk ka lënë krater pasi që meteori Hoba ishte dystuar (formë disku), me siguri duke rrëshqitur në Tokë sikur guri në sipërfaqe të ujit.

-        19 kilometra është lartësia në të cilën është e domosdoshme të veshim rrobat nën presion. Nëse nuk kemi të veshura rrobat, uji fillon të valojë. Kjo lartësi quhet limit i Armstrongut.

-        Vrima e Ozonit po ngushtohet. Në vitin 2012 vrima në mbështjellëse ishte më e vogla në dhjetë vjetët e fundit.

-        4.3 kuadrilonë dollarë është vlera e atmosferës nëse merret si masë që një metër kub CO2 të kushtojë 1.3 peni.

-        Në Tokë zbrazen 8.6 milionë rrufe.

-        Dinozaurët kanë mundur të ekzistonin vetëm pse atmosfera dikur ka pasur dukshëm më shumë oksigjen. Reptilët sot aq nuk mund të rriten.

Uji

kurioz4

-        Në Tokë 97 për qind e ujit është i njelmët, ndërkaq vetëm 3 për qind i ëmbël.

-        Në Antarktik ka më shumë akull se sa ka Atlantiku ujë.

-        1 litër ujë deti përmban të 12 miliardtën pjesë të gramit të arit.

-        90 për qind e mbeturinave në oqeanet botërore e përbëjnë mbetjet plastike.

-        Çdo vit nga sulmet e peshkaqenëve humbin jetën 8-12 njerëz. Çdo ditë vrasim miliona peshkaqenë për shkak të flatrave të tyre.

-        90 për qind e të gjitha aktiviteteve vullkanike ndodhin në oqeane.

-        Sikur ta mblidhnim tërë ujin e botës në një top, ai do të kishte vëllimin prej 860 kilometrash.

-        Pjesa më e thellë e oqeanit është 10.9 kilometra dhe quhet gropa Marina.

Nëntoka

kurioz5

-        Toka është planeti i vetëm i sistemit tonë diellor i cili posedon pllaka tektonike. Pa to karboni nuk do të mund të shfrytëzohej dhe të riciklohej dhe Toka do të nxehej.

-        Elementet e rralla nuk janë të rralla. Luteciumi (Lu), elementi më i kërkuar, pothuajse 200 herë është më i rëndomtë në koren e Tokës sesa ari.

-        99 për qind e tërë arit gjendet në bërthamën e Tokës – kjo është e mjaftueshme që rreth Tokës të bëhet mbështjellës i trashësisë prej 46 centimetrash.

-        5.500 gradë celsius është nxehtësia e bërthamës së Tokës.

-        Topi i fortë i hekurt i perimetrit 2.400 kilometra gjendet në bërthamën e Tokës. Edhe pse ajo është e bardhë nga nxehtësia, presioni është aq i lartë saqë ai mund të shkrihet.

-        55 tonelata është pesha e kristalit më të rëndë në Tokë, i cili është gjetur në një minierë në Meksikë.

-        Nën lumin Amazonë gjendet “lumi” Rio Hamza, i cili në disa vende është i gjerë edhe deri 400 kilometra. Ai rrjedh me shpejtësi prej 1 milimetër në orë.

-        2.8 kilometra është thellësia më e madhe në të cilën janë gjetur baktere. Ato mbijetojnë në atë mënyrë që radioaktivitetin nga uraniumi e shndërrojnë në ujë dhe energji.

Toka

kurioz6

-        40 milionë tonelata është sasia e pluhurit të cilin era çdo vit e bart nga Saharaja deri në Amazonë.

-        Në Turkmenistan gjendet lokacioni i quajtur “Dera e ferrit”. Fjala është për vrimën plot gaz, i cili vazhdimisht krijon flakë tashmë 40 vjet.

-        3.5 miliardë vjet është vjetërsia e fosilit të gjetur në Australi. Ato janë dukshëm më të vjetra nga momenti kur atmosfera e Tokës ka pasur oksigjen.

-        57.8 gradë celsius është temperatura më e lartë e matur ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në vitin 1922 në Libi.

-        – 89.2 gradë celsius është temperatura më e ulët e matur ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në Antarktik.

-        Kanë kaluar gati 2 milionë vjet që kur ka rënë ndonjë pikë ujë në Antarktik, vendi më i thatë në botë.

-        Kontinenti çdo vit lëviz për 2 centimetra.

-        75 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve do të zhduken gjatë 300 vjetëve të ardhshëm.

Njeriu

kurioz7

-        Çdo ditë lindin 200.000 persona.

-        Deri tani në Tokë kanë jetuar 106 miliardë njerëz.

-        Deri në vitin 2050 në Tokë do të jenë 9.2 miliardë njerëz.

-        2 persona vdesin në çdo sekondë. /© NGJYRA.COM/