Këshillat seksuale të cilat duhet t’i respektojnë të gjitha çiftet

Lozni rolet në krevat të cilat janë të ndryshme nga ato të cilat i lozni në jetën reale. Duke pasur parasysh që ti je e vetmja femër me të cilën i është lejuar të ndajë shtratin, provoni të gjitha ato që i dëshiron, apo i dëshironi.

Ekzistojnë dy faza themelore në jetën seksuale të njerëzve – seksi para lidhjes dhe seksi gjatë lidhjes.

keshilla sex1

Revista Glamour ka përmbledhur disa këshilla për çifte, se si jeta e tyre në dhomën e gjumit të mos u bëhet rutinë.

  1. Rolet

Lozni rolet në krevat të cilat janë të ndryshme nga ato të cilat i lozni në jetën reale. Nëse p.sh. ai është i turpshëm, lejoni që ai të jetë i pari i cili do të ndërmarrë iniciativën në krevat dhe anasjelltas.

  1. Bëj atë që dëshiron ai

Kur është fjala për fantazitë seksuale, meshkujt janë shumë të zëshëm. Dëshirojnë striptiz apo seks oral? Duke pasur parasysh që ti je e vetmja femër e cila i ka lejuar të ndajë shtratin, provoni të gjitha që ai dëshiron apo dëshironi të dy.

  1. Poza të reja

Nganjëherë mjafton një ndryshim i vogël për të pasur rezultate të mëdha. Këtë herë fjalën e kemi për pozën të cilën akoma nuk e keni provuar.

  1. Pa veshje të brendshme

Edhe pse kjo nuk është kurrfarë risie, meshkujt tregojnë shumë interesim për seks kur partnerja i tregon që nuk ka absolutisht asgjë të veshur nën fustan, posaçërisht nëse jeni diku në publik. Pas këtij sekreti të zbuluar, do të pasojë aksion i nxehtë në dhomën e gjumit. Përse të mos e provoni?

  1. Më shpesh “po” sesa “jo”

Kompromisi është esenca e çdo lidhjeje, që kjo ka të bëjë edhe me seksin. Nuk është e thënë që të marrë çdoherë atë që dëshiron, mirëpo refuzimi dhe injorimi i shpeshtë do të mund të çojë deri aty që të pushojë t’i bëjë gjërat të cilat të pëlqejnë ty.

  1. Objekti seksual

Të dashurohesh është gjë e shkëlqyeshme. Mirëpo, njerëzve më shpesh u është i nevojshëm afshi kafshëror edhe kur jeni në lidhje, është ai afshi në të cilin njëri-tjetrin e trajtoni si objekt seksual, rrobat shqyhen, ndërkaq poçet thyhen.

  1. Seksi oral

Secila femër e di  që meshkujt e duan seksin oral dhe anasjelltas, mirëpo është e qartë që pas një kohe të kaluar në lidhje edhe kjo gjë kalon në plan të dytë. Mos harroni kënaqësinë orale.

  1. Kombinimet seksuale

Për shumicën e njerëzve, momenti i shtrirjes në krevat, të veshur me pizhame me figura nga filma vizatimor, shënon momentin e fillimit zyrtar të shuarjes së romantikës. Natyrisht që do t’i veshësh edhe ato, sepse të krijojnë rehati, mirëpo mos harro herë-herë të dashurin tënd ta befasosh me kombinimet seksuale. Do të të falënderojë! /NGJYRA.COM/  

keshilla sex3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply