Jeta e rehatshme në shtëpinë prej vetëm 7 m2

Arkitekti dhe dizajneri, Marco Pierazzi, posedon shtëpinë më të vogël në Itali dhe sigurisht një prej shtëpive më të vogla në botë, e cila shtrihet në vetëm shtatë metra katrorë, afër sheshit të Shën Pjetrit në Romë.

Në kohën kur ishte interesuar për këtë pronë të vjetër, Pierazzias që ka mundur të imagjinonte se prej saj do të krijonte një kryevepër arkitektonike.

Ideja e tij kryesore ishte që të shfrytëzonte në maksimum lartësinë e kësaj shtëpie të ngushtë – kështu, mbi 7 metra katrorë të hapësirës bazë, ku përfshihet tryezaria, kuzhina dhe banja, ai ka ndërtuar një dhomë të bukur gjumi.

shtepia me e vogel itali 006

Brenda kësaj shtëpie secili kënd është shfrytëzuar me mençuri – andaj nuk është për t’u befasuar me përshkrimin e shpeshtë të saj si: “shtëpia më e vogël në botë por, dhe më e rehatshme për jetë”.

Se si duket kjo shtëpi dhe çfarë zgjidhje ka bërë Pjeraci, mund të kuptoni nga fotogaleria në vijim. /NGJYRA.COM/

shtepia me e vogel itali 004 shtepia me e vogel itali 008 shtepia me e vogel itali 013 shtepia me e vogel itali 007 shtepia me e vogel itali 010 shtepia me e vogel itali 012 shtepia me e vogel itali 001 shtepia me e vogel itali 003 shtepia me e vogel itali 002

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply