“Firefall” – fenomeni natyror që shihet vetëm në muajin shkurt

Në Parkun Kombëtar Yosemite, në SHBA, fshihet një spektakël i vërtetë natyror, që mund të shihet vetëm në muajin shkurt – dhe atë gjatë perëndimit të diellit.

Në atë kohë, kur dielli mbërrin në një pozicion të caktuar ose në momentet e rralla kur ndeshet me shkëlqimin e hënës, ujëvara Horsetail (Bishti i kalit) merr ngjyrën portokalli të ndezur, respektivisht ngjyrën e arit. Ky fenomen natyror shpesh quhet edhe “Firefall”.

Ujëvara Horstail derdhet nga shkëmbi El Capitan në luginën Yosemite. Kjo ujëvarë, relativisht e vogël, në shumicën e muajve të vitit është e pavërejtshme, mirëpo, në muajin shkurt, ajo bëhet destinacion shumë i popullarizuar për turistët, sidomos fotografët – që duan të kapin këtë fenomen të rrallë natyror. /NGJYRA.COM/

Horsetail zjarri 005 Horsetail zjarri 007 Horsetail zjarri 004 Horsetail zjarri 003 Horsetail zjarri 002 Horsetail zjarri 008 Horsetail zjarri 001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply