E hirtë

Dasht e kavir 00005

Fenomeni gjeologjik, Dasht-e Kavir, shkretëtira e madhe e njelmët


Dasht-e Kavir, e njohur si shkretëtira e madhe e njelmët, gjendet në mes të rrafshnaltës iraniane, rreth 300 kilometra larg Teheranit. Kjo shkretëtirë është e gjatë 800 km dhe e gjerë 320 km, ndërsa njihet si fenomen gjeologjik – pasi që përbëhet nga formacionet e baltës dhe moçalet e njelmëta.

Para miliona vjetësh kjo zonë ka qenë e mbuluar me oqean, ndërsa kur oqeani kishte shterruar, ai kishte lënë pas vetes shtresën e kripës të trashë 6-7 km. Me kalimin e kohës ndërkaq, kripa u mbulua me shtresën e trashë të baltës. Dhe, pasi që kripa ka dëndësinë e vogël, gjatë viteve – ajo ka dalë në sipërfaqe, duke krijuar kupola të njelmëta.

Dasht e kavir 00011

Sot, kupolat e njelmëta të Dasht-e Kavirit janë shembulli më i mirë i këtij fenomeni gjeologjik, ndërsa shkencëtarët kanë identifikuar 50 kupola të tilla në këtë regjion.

Edhe pse duket si një sipërfaqe e fortë, korja e kripës është e trashë vetëm disa centimetra, ndërsa nën të, gjendet një shtresë e yndyrshme në formë të baltës, të cilën iranianët e quajnë “Charbeh”.

Nëse rastësisht do të binit në këtë baltë, vështirë se do të mund të nxirreshit që andej, prandaj, Dasht-e Kavir konsiderohet shkretëtirë shumë e rrezikshme.

Dasht e kavir 00008

Sipërfaqja e kësaj shkretëtire është sterile dhe e papërshtatshme për botën e gjallë. Ajo është pothuajse e pabanuar dhe vetëm pjesërisht e studiuar.

Vendbanimet e njerëzve mund të gjenden të shpërndara nëpër disa oaza, apo dhe në pjesët  malore të kësaj shkretëtire, ku jetojnë dhe një numër i vogël i deleve të egra, devetë apo dhe leopardët persianë. /NGJYRA.COM/

Dasht e kavir 00007 Dasht e kavir 00006 Dasht e kavir 00009 Dasht e kavir 00002 Dasht e kavir 00004 Dasht e kavir 00010 Dasht e kavir 00001 Dasht e kavir 00003