E bardhë

zyra kopsht6

Dhomë pune në kopshtin tuaj


Po që se do t’ju jepej mundësia sigurisht se këndin tuaj të punës nuk do ta vendosnit në dhomën e ditës, apo në ndonjë skaj të dhomës së gjumit. Megjithatë, nuk mund të themi se zgjidhje e keqe është kjo – kur nuk keni hapësirë të mjaftueshme për të rregulluar një zyre të vërtetë.

Por çfarë ju duket ideja për një dhomë pune në kopsht, apo natyrë? Do të ishte shumë intime, pa njerëz që lëvizin pareshtur në afërsi, e që nuk ju lënë rehat të punoni.

zyra kopsht12

Po ashtu, atë dhomë pune do të mund të dizajnoni mu sipas qejfit tuaj.

Nëse nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë, atëherë, ju sjellim disa dhoma të punës që janë realizuar në mënyrë spektakolare në oborret e shtëpive apo në natyrë.

Dizajni funksional dhe i jashtëzakonshëm në natyrë, si dhe hapësira e brendshme e përshtatur për nevojat e shfrytëzuesit, do t’ju lënë pa frymë.

zyra kopsht5

Këto dhoma të punës përmbajnë të gjitha gjërat e nevojshme për të kryer punën me sukses, dhe ndoshta më shumë se kaq. Disa prej tyre janë ndërtuar asisoj që në mënyrë të përsosur të absorbojnë dritën natyrale. /NGJYRA.COM/

zyra kopsht1 zyra kopsht7 zyra kopsht3 zyra kopsht2 zyra kopsht8 zyra kopsht9 zyra kopsht4 OLYMPUS DIGITAL CAMERA zyra kopsht11