banner

E kuqe

stili balline22

Dekodoni stilin e tij seksual


Mënyra se si bën dashuri mund të zbulojë shumë karaktere sekrete të tij. Qasja e tij ndaj seksit flet edhe për atë se çfarë në të vërtetë dëshiron ai nga ju. Psikologët thonë që meshkujt shpesh tregojnë emocionet nëpërmjet seksit, sepse është e lehtë të shfaqen. Tekefundit, aksioni flet më shumë se fjalët.

Ai preferon: pozën klasike misionare

Kjo pozë është e mirë për komunikim gjatë seksit, mirëpo nëse pothuajse gjithmonë praktikon këtë mënyrë të bërjes dashuri, janë shanset e mëdha që ai të  jetë tradicionalist.

Ju është bërë monotone? Braktisni zonën e rehatisë, mjaft keni qëndruar e shtrirë në shpinë! Ofroni vetes dhe atij kënaqësinë, andaj ndërmerrni kontrollin në atë mënyrë që ju të jeni sipër.

Ai preferon: stilin doggy

Nëse e dëshiron seksin nga prapa, është gjë e shkëlqyeshme, mirëpo nëse ai këtë mënyrë e zgjedh vazhdimisht, pyeteni se çfarë dëshiron ai nga ju. Stili Doggy nuk është edhe aq pozë intime, mirëpo kjo që ai me insistim ju rrotullon në bark mund të jetë shenjë se nuk dëshiron asgjë serioze.

Ju dhembin gjunjët? Provoni nga prapa, mirëpo këtë herë shtrihuni anash, në krahë. Ai akoma do të ketë kontrollin, ndërkaq kjo pozitë do t’ju bëjë të mundshëm të kontaktoni me sy.

stili1

Ai preferon: femra të jetë sipër

Lajm i mirë për damat të cilat dëshirojnë të veshin pantallona – ai është tip mashkulli i cili dëshiron t’ia lërë kontrollin femrës. Kjo tregon që më e rëndësishme për të është kënaqësia juaj. Apo mund të konkludojmë që thjesht është dembel.

Jeni lodhur? Kërkoni që t’ju vërë një shami në sy, e pastaj le të bëjë çdo gjë që ju i thoni. Kjo do t’i jetë aq  emocionale saqë nuk do të vërejë që këtë herë ai e bën punën më të rëndë.

Ai preferon: lodra seksi

Në qoftë se çdo natë nga syza e dollapit nxjerr kamxhikun apo prangat, do të thotë që lidhja juaj është me më shumë fantazi se sa realitet. Kjo është super nëse edhe ju kënaqeni në lojën e njëjtë, mirëpo nëse ai nuk mund ta imagjinojë aksionin pa mjete porno, atëherë mbase seksi për të ka më shumë rëndësi sesa për ju.

E gjitha kjo ju shkakton lodhje? Thoni se me atë mënyrë të bërjes dashuri nuk ka asgjë tjetër të re dhe që tashmë ju është bërë monotone që çdo natë ta lidhni për krevati. Në vend të kësaj, propozoni një masazh sensual dhe seks të ngadalshëm, por pa lodra.

Ai preferon: pozitën e lugës

Është kjo pozë shumë intime, e cila mundëson kontakt maksimal të lëkurës për lëkurë. Seksi është i ngadalshëm, i butë dhe intensiv, gjë që tregon që ai është person shumë i ndjeshëm. Ai është mashkull i cili dëshiron siguri emocionale.

Ju duket se është tepër i ngadalshëm? Nganjëherë nuk ka asgjë më mirë se seksi i gjallë dhe i zjarrtë. Provoni ta bëni këtë në këmbë, të kthyer me fytyrë nga njëra-tjetri – kjo njëkohësisht do të jetë edhe intime, edhe pa kufij.

stili3