10 mënyra se si t’i shpenzojmë paratë

Paratë rrjedhin nga të gjitha anët? Të gjithë kemi “vrima” nëpërmjet të cilave paratë ikin nga buxheti ynë, ndërkaq arsyeja shpesh është mosdija.

Fitimi i parave në shoqërinë moderne reduktohet në njëfarë lloji të talentit – nuk ekziston asgjë që do të na mësonte lidhur me këtë.

Megjithatë, fitimi i parave mund të jetë çdo gjë, po vetëm talent jo. Kjo është shkathtësi, e cila si edhe të gjitha të tjerat mund ta mësojmë. Madje edhe kur mendojmë që ndaj parave kemi qëndrim racional, është e pabesueshme sesa herë dështojmë, ndërkaq për këtë gjë as që jemi të vetëdijshëm. Shikoni listën e situatave në të cilat paraja më së shpeshti “ikën në ajër”:

parate1

Blerja e artikujve ushqimor pa kalkulator dhe pa listë

Para se të filloni të shkoni në dyqan, nuk do të ishte keq që të bëni listën e artikujve të cilët ju nevojiten. Bërja e listës mund t’ju lehtësojë planifikimin e racioneve gjatë javës. Veç kësaj, mos e teproni me artikujt të cilët janë në aksion – nëse i blini dhjetëra sosh, sërish do të shpenzoni shumë para. E njëjta rregull vlen edhe për blerje të rrobave, posaçërisht kur janë në lirim. Përpiloni listën e veshjeve të cilat vërtet ju nevojiten dhe mos blini asgjë tjetër pos atyre.

Koleksionet e reja janë të mbivlerësuara

E dini që shumë lloje rrobash mund t’i blini online, nëpërmjet shpalljeve të ndryshme, forumeve etj. Madje me çmime dukshëm më të ulëta.

Krahasoni çmimin e paketimit

Me rastin e blerjes së artikujve mos shikoni vetëm çmimin e disa paketimeve, por edhe çmimin e kilogramit i cili zakonisht është i shkruar me shkronja të imta nën çmimin e paketimit. Kështu që do të vëreni që p.sh. nën paketimin prej 400 gramësh shkruan çmimi dukshëm më i ulët për kilogram sesa nën paketimin prej 100 gramësh. Nëse është fjala për artikujt të cilët rregullisht i konsumoni, ju shpaguhet të blini paketimin më të madh, sepse me blerjen e këtillë do të kurseni në afat të gjatë.

parate2

Borxhet nuk do të shlyhen vetë

Kamatat në minusin e llogarive rrjedhëse janë shembull i mirë se si paratë “shkojnë në ajër”. Me siguri minusi nuk mund të shlyhet brenda natës, mirëpo mund të provoni, p.sh. me shitjen online të rrobave apo të gjërave të cilat më nuk i vishni. Paratë të cilat i fitoni në mënyrën e këtillë mund t’i lini “anash”  apo t’i depozitoni në llogarinë e kursimit, derisa të mblidhni shumën me të cilën do të do të lani së paku një pjesë të borxhit dhe kështu të ulni kamatën.

Mos i thyeni rregullat

Parkimi i gabueshëm, drejtimi i veturës me shpejtësi të palejueshme, ndalja në rrugë në vend të ndaluar, biseda në celular gjatë drejtimit të veturës – janë të gjitha këto ngjarje të cilat brenda një sekonde mund t’ju zbrazin xhepin për së paku 100 euro!

Më shumë shërbime përnjëherë

Në vend që të gjitha shërbimet t’i bëni bashkë në një paketë, ju jeni klient i disa kompanive të ndryshme. Ndiqni ofertat dhe zgjidhni atë e cila ju ofron shërbime komplete për më pak para.

Shpenzoni kot energjinë

Nëse planifikoni të ajrosni banesën, mos e bëni atë kur kini të lëshuar ngrohjen. Gjithashtu, nxehtësinë do ta mbani më gjatë në banesë nëse i keni roletat të lëshuara. Drita më së paku ju nevojitet vetëm në atë hapësirë në të cilën qëndroni. Kur i lani dhëmbët, uji nga çezma vërtet nuk ka nevojë të rrjedhë gjatë gjithë kohës.

parate3

Mund të prisni uljen e çmimeve

Patjetër duhet të keni smartrfonin më të ri! E keni të qartë që po atë gjë do të mund ta blini pas gjashtë muajsh madje me çmim goxha më të ulët. Lirojani rendin miqve tuaj të blejnë diçka para jush – ju të jini ai i cili atë gjë do ta blejë me më pak para.

Mos e teproni me kremtimet

Në kremtimin e ditëlindjes së fëmijës tuaj keni shpenzuar më shumë seç keni planifikuar. Apo, edhe më keq, fare nuk keni planifikuar sesa do të shpenzoni. I keni premtuar vetes që të shtunën nuk do të shpenzoni 100 euro, megjithatë keni shpenzuar edhe më shumë. Mos praktikoni situata të tilla, ndërkaq nëse nuk mund të bëni kontroll, merrni me vete vetëm aq para sa do të “duhet” të shpenzoni.

parate5

Merreni kusurin

Keni pirë kafe e cila kushton 50 centë, ndërkaq kamerierit ia keni dhënë një euro dhe nuk keni pritur t’jua kthejë kusurin. Pastaj keni shkuar në dyqan për të blerë artikuj ushqimorë dhe shitësit keni vendosur t’ia lini bakshish 50 centë, sa ishte edhe kusuri. Mendoni edhe njëherë. Edhe pse është mirë të lini bakshish, mbase të dhënat e tjera do t’ju detyrojnë të mendoni. Provoni që gjatë tërë muajit ta merrni atë pjesë të parave, të cilën zakonisht do ta kishit lënë bakshish. Kur të ktheheni në shtëpi, lini ato para në një kuti të veçantë dhe në fund të muajit verifikoni sesa para janë mbledhur. Do të mund të befasohenbi kur të vëreni se sa para keni mbledhur aty. Janë ato para të cilat çdo muaj “i falni”. Po kur t’i shumëzoni për 12 muaj…

Me rastin e blerjes nëpër dyqane më së miri është të bëhet pagesa nëpërmjet kartelës. Në atë mënyrë paguani saktë shumën dhe nuk mund të bini para sprovës që të lini bakshishin. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply