Zyrat e kompanisë ndërtimore “Bau Sallinger”, në Liebenfels të Austrisë, janë projektuar nga kompania arkitektonike ‘Spado Architects’, si shtesë e objektit ekzistues.
Koncepti i dizajnit është i thjeshtë, por ajo që e bën të veçantë këtë objekt është konstruksioni i betonit me forma moderne dhe shumë elegante, që i jep strukturës një imazh tërheqës dhe imponues.
Ndërtimi i zyrave pranë objektit të vjetër ekzistues, është një tregues shumë i mirë se si arkitektura po evoluon me kalimin e viteve. /NGJYRA.COM/