Ujëvarat dhe vegjitacioni topikal krijojnë skenat më të bukura që mund të shihen në natyrë. Fatmirësisht, ekzistojnë lokacione të tilla në botë … Natyra e egër, liqeni Sebu dhe Shtatë Ujëvarat, në Davao të Filipineve, krijojnë një peizazh të mahnitshëm për eko-turistët.
Magjia nuk përfundon këtu, sepse këtë peizazh të bukur, turistët mund ta vështrojnë edhe duke e përjetuar udhëtimin/fluturimin me zipllajn (zipline).
Zipllajni së fundi është shndërruar në mënyrën më të shpejt, më argëtuese, dhe më sfiduese të udhëtimit nga pika A deri në pikën B, në vendet me bukuri përrallore.
Kjo sfidë ua ngre adrenalinën turistëve në maksimum – të cilët dhe mund të realizojnë fotografi mbresëlënëse nga udhëtimi i tyre.
Është pikëllues fakti që Filipinet ndodhen shumë larg, ndërsa ne s’kemi shumë mundësi për të udhëtuar. Megjithatë, mund të bëjmë një gjë, që – nëpërmjet fotografive dhe video-xhirimit – t’ju sjellim disa pamje mbresëlënëse nga ky vend. Kënaquni! /NGJYRA.COM/