Dhomat e fëmijëve zakonisht janë shumë të vogla, dhe kur fëmijët të rriten – atyre ju nevojiten shumë gjëra brenda hapësirës ku jetojnë. Kjo është arsyeja pse çdoherë kërkohet një zgjidhje dhe dizajn i mirë për organizimin e dhomave të tyre.
Duhet pasur parasysh se përveç shtratit të fjetjes, atyre ju nevojiten; një kënd i punës, dollap për gardërobë, rafte për libra, si dhe hapësira për aksesorët personal.
Element tjetër i rëndësishëm – e që duhet të mendohet mirë – është rasti kur dhoma shfrytëzohet nga dy apo më shumë fëmijë, andaj në këtë rast duhet të mendohet për dyfishimin e orendive.
Për ju kemi zgjedhur disa dhoma të vogla për adoleshentë, të cilat janë shfrytëzuar maksimalisht, dhe që mund t’ju inspirtojnë për organizimin e dhomës së fëmijëve tuaj. /NGJYRA.COM/