Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit kanë marr vendim që Universitetin Publik të Prishtinës ta dërgojnë në zgjedhje të parakohshme. Sipas këtij vendimi, UP do t’i nënshtrohet zgjedhjeve në 2-3 muajt e ardhshëm dhe i gjithë procesi pritet të përfundojë më së largu në mars të vitit të ardhshëm. Ky vendim i Qeverisë vije pas votimit për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahut dhe vendimit të MASHT-it për ta kthyer atë në pozitën paraprake.