Zëvëndësoni ilaçet me ushqim të shëndetshëm

A keni menduar ndonjëherë se ushqimi mund t’i zëvëndësojë ilaçet? Sipas gjetjeve të reja shkencore kjo gjë është e mundur. Shkencëtarët kanë konstatuar se, ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar mund të luftojë shumë sëmundje dhe të shërbejë si ilaç kundër tyre. Kështu, më vend të ilaçeve provoni të konsumoni mëlçi gjedhi, verë, jogurt…

Me limonadë kundër gurëve në veshka

Pitcher of cool lemonade with glass on table

Sipas të dhënave që janë prezantuar nga Center for Disease Control and Prevention, gurët në veshka janë bërë sëmundje më e shpeshtë se dhe ajo e zemrës. Në vitet e fundit, numri i të prekurve nga kjo sëmundje është dyfishuar. Një prej ilaçeve më të mira natyrore kundër kësaj sëmundjeje është limonada. Lëngu i limonit ka citrat të bollshëm dhe me sukses shkrin kalciumin që shkakton krijimin e gurëve në veshka.

Me kafe kundër depresionit

kafe

Shkencëtarët nga Shkolla e Harvardit (Harvard School of Public Health) kanë konstatuar se, femrat që pinë katër filxhanë kafe në ditë – kanë 10% më pak gjasa të vuajnë nga depresioni.

Me jogurt kundër ftohjes

Yogurt

Në sezonin e ftohjeve dhe gripit imuniteti forcohet më se miri duke konsumuar jogurt. Bakteret e mira që gjenden në jogurt forcojnë imunitetin – madje, sipas disa studimeve, ato mund të zvogëlojnë rrezikun nga infeksionet e organeve të epërme të frymëmarrjes për 42%.

Me verë të zezë kundër trashjes

vera e zeze1

Sipas shkencëtarëve nga Universiteti Purdue, një përbërës i verës së zezë (Piceatannol) lufton krijimin e qelizave yndyrore në trup. Nëse nuk jeni adhurues i verës, atëherë i njëjti përbërës ndodhet në farëra dhe në rrushin e thatë.

Me shegë kundër djegies

shega12

Shega është e pasur me acid fenoli që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezatimi UVA dhe UVB, kanë bërë të ditur shkencëtarët nga Teksasi.

Me mëlçi gjedhi kundër kokëdhembjes

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Keni kokëdhembje? Atëherë, në menynë tuaj duhet të fusni edhe mëlçinë e gjedhit. Mëlçia është një prej burimeve më të mëdha të vitaminës B2 që ndikon shumë në zvogëlimin e kokëdhembjes. /NGJYRA.COM/    

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply