Shumë presion në jetë duhet ta përballojnë njerëzit e famshëm, derisa janë në qendër të vëmendjes. Ata gjithmonë janë në luftë me vitet që kalojnë shpejt – megjithatë, disa syrësh tashmë e kanë humbur këtë betejë dhe janë plakur para kohe.
Në vijim ju sjellim disa yje që e kanë humbur betejën me moshën e tyre dhe të cilëve nuk kanë mundur t’iu ndihmojnë as operacionet e shumta plastike… këtë gjë e dëshmojnë më se miri fotografitë e tyre të dikurshme dhe të tashme…
Mickey Rourke
Mickey është 62-vjeçar dhe njihet për karrierën e bujshme prej aktori, por dhe të boksierit. Dikur një mashkull shumë i kërkuar dhe joshës, sot është shndërruar në një personazh që duket mizerabël.
Keith Richards
Keith është 71 vjeçar – ndërsa njihet si anëtari origjinal i bendit të famshëm anlgez “The Rolling Stones”.
John Travolta
John Travolta është 61 vjeçar – ndërsa më se shumti njihet për rolet e tij në filmat “Grease” dhe “Saturday Night Fever”.
Steven Tyler
Steven është 66 vjeçar – ndërsa më se shumti njihet si frontmen i bendit të famshëm Aerosmith.
Ozzy Osbourne
Ozzy është 66 vjeçar – ndërsa më se shumti njihet si vokalist i bendit Black Sabbath.
Jack Nicholson
Jack është 77vjeçar dhe njihet si një prej ikonave të kinematografisë. Përkundër shpirtit rinor të Jackut, duket se plakja i ka trokitur në derë para kohe.
Sharon Stone
Sharon është 56vjeçare – dhe deri vonë konsiderohej si një prej femrave më seksi në botë. Ndërkaq, skena kur ajo kryqëzon këmbët në “Basic Instinct” është ndoshta më e shikuara në historinë e kinematografisë. Sidoqoftë, Stone flitet se ka pasur probleme me droga ndërsa bukuria e saj është venitur shumë shpejt.
Val Kilmer
Val është 55 vjeçar, ndërsa ka luajtur në një mori filmash të njohur si “Top Gun” dhe “Tombstone”. Megjithatë, Val ka humbur shkëlqimin që disa vjet dhe duket sikur është plakur para kohe.
Brigitte Bardot
Bardot është 80-vjeçare, ndërsa konsiderohet si një prej femrave më të bukura që ka jetuar ndonjëherë në planetin tonë. Sot, ndërkaq, ajo duket si mos më keq dhe nuk i ka mbetur as hija e asaj bukurie që e kishte dikur.
Nick Nolte
Nick është 74-vjeçar – ndërsa në vitin 1992 ishte emëruar mashkulli më seksi në botë nga revista prestigjioze “People”. Megjithatë, për shkak të jetës së çthurur dhe problemeve me alkool, Nick shumë shpejt e kishte humbur shkëlqimin e tij.
Axl Rose
Axl është 53-vjeçar, ndërsa dikur konsiderohej si një prej meshkujve më të kërkuar nga gjinia e bukur. Duket se jeta e çthurur e frontmenit të Guns N’ Roses i ka kushtuar atij me humbjen e bukurisë, por dhe të famës.
Meg Ryan
Meg është 53-vjeçare – dhe përshkruhej si një femër të cilën secili mashkull do të dëshironte të kishte në shtëpi. Por, duket se presioni i famës ka ndikuar që ajo të merrte vendime të gabuara në jetë, sidomos kur bëhet fjalë për pamjen e saj.
Melanie Griffith
Melanie është 57-vjeçare, ndërsa shumë vjet me parë e ka humbur betejën e saj me procesin natyror të plakjes. Në fakt, me anë të operacioneve të shumta plastike ajo ishte munduar të ngadalësonte plakjen e saj, por duket se këto intervenime patën efektin e kundërt. /NGJYRA.COM/