Aktoret, këngëtaret e modelet konsiderohen ndër njerëzit më të bukur në botë, por ka edhe prej tyre që mund t’ju habisin.
A s’është mirë ta dini se disa prej yjeve që i shohim shpesh në ekrane televizive nuk kanë lindur të përkryer?
Natyrisht se s’ka gjë të keqe të kesh një deformim unik në trupin tuaj – thjesht ua plotëson karakterin.
Për të mos e zgjatur më tej, ju sjellim një listë të yjeve botërore me deformime trupore për të cilat besojmë se nuk i keni ditur!
- Lily Allen ka thithka super të mëdha, të cilat i ka ekspozuar edhe vet në TV dhe ka thënë se ndjehet shumë krenare me to
- Aktorja Gemma Arterton, me deformimin trupor që ka, ka mundur pa problem të luante në filmin X-Men. Ajo ka nga gjashtë gishtërinj në të dyja duart!
- Gemma nuk është i vetmi yll televiziv që ka deformime në duar. Aktorja tjetër, Megan Fox, gishtërinjtë e mëdhenj të duarve i ka sikurse gishtërinjtë e mëdhenj të këmbëve. E pështirë kur e mendon, apo jo?
- Kate Bosworth ka një deformim që mund të konsiderohet si i jashtëzakonshëm. Ngjyra e syve të saj dallon nga njëri në tjetrin. Syrin e majtë e ka ngjyrë gështenje, ndërsa të djathtin të kaltër.
- Karolina Kurkova, bukuroshja e Victoria’s Secret, ka një deformim goxha interesant. Ajo nuk ka kërthizë! Kjo i ka ndodhur pas një intervenimi kirurgjik që kur ishte bebe.
- Aktorja Jennifer Garner, gishtin e vogël të këmbës së djathtë e ka të deformuar, i cili i hipën sipër gishtit pran tij.
- Këngëtarja Ke$Ha shpesh fansat e saj i quan “kafshë”. Kjo si duket i ka mbetur “rremë” nga fëmijëria, pasi ajo ka lindur me bisht!
- Kate Hudson, një bukuroshe e vërtetë, si në fotografi, ashtu edhe në film. Por, nëse e shikoni me vëmendje ndonjë fotografi të sajën kur është duke ecur me sandale, mund ta vëreni se ka një gisht ekstra në këmbë! /NGJYRA.COM/