Wulingyuan – vendi ku shtyllat prej guri “përshkojnë qiellin”

Në mesin e shumë përrenjëve, pishinave natyrore, ujëvarave, rreth 40 shpellave dhe disa urave natyrore, në Wulingyuan gjenden edhe shtyllat prej guri, disa prej të cilave janë rreth 200 të larta, e disa madje edhe 800 metra.

Në këtë pyll spektakolar, i cili është njëherit edhe parku i parë kombëtar i mbrojtur në Kinë, ka rreth 3,000 këso formacionesh gjigante prej guri ranor. 85% e këtij vendi mbresëlënës është i pyllëzuar, ndërsa  99% e tij është e mbuluar me bimësi.

Wulingyuan19

Në të ka rreth 3.000 lloje të bimëve, përfshirë edhe 600 lloje të bimëve drunore dhe shumë lloje të kafshëve, disa prej të cilave si: qeni i egër, ariu i zi aziatik, picërraku i madh kinez, leopardi i errët dhe dreri kinez i ujit, janë të rrezikuara.

Për dallim nga shumë zona të tjera të Kinës, në këtë vend pothuajse kurrë nuk kanë banuar njerëzit, meqë  gjithmonë është konsideruar si vend i largët dhe i paarritshëm. Në vitin 2008, Wulingyuan është regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në Azi dhe Oqeani. /NGJYRA.COM/

Wulingyuan15 Wulingyuan16 Wulingyuan8 Wulingyuan14 Wulingyuan18 Wulingyuan20 Wulingyuan13 Wulingyuan12 Wulingyuan11 Wulingyuan10 Wulingyuan9 Wulingyuan3 Wulingyuan1 Wulingyuan4 Wulingyuan6 Wulingyuan2 Wulingyuan5 Wulingyuan17

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply