Në shikim të parë, Wat Samphran duket si një atraksion që tërheq shumë turistë, por në fakt ky tempull unikat 17 kate i lartë, që gjendet larg nga destinacionet e famshme turistike në Bangkok dhe pothuajse kurrë nuk përmendet në guidat turistike, vizitohet nga shumë pak vizitorë kureshtarë.
Udhëtarët që u ka rastistur të “hasin” në këtë tempull, e përshkruajnë pjesën e brendshme të tij me statuja e faltore mahnitëse – ndërsa një breshkë gjigante dhe një statujë gjigante të Budës të punuar prej bronzi jashtë tij – si “një pasuri të shpërfillur”.
Dragoi që mbështillet rreth godinës është bosh në pjesën e brendshme dhe vizitorët mund të ecin nëpër disa pjesë të trupit të tij, përderisa pjesët tjera janë të mbyllura për publikun. /NGJYRA.COM/