Vreshtat e mrekullueshme të Shampanjës

Shampanja ( Fr. Champagne) është një zonë historike në verilindje të Francës (160 km në lindje të Parisit), e cila është bërë e njohur në botë falë vreshtave të saj të bukura dhe produktit përfundimtar të përfituar prej tyre, e që është vera e bardhë me gaz, e njohur si Shampanjë.

Verërat nga rajoni Shampanjë kanë qenë  të njohura madje edhe para mesjetës. Romakët, ishin të  parët që  filluan ta kultivojnë rrushin në këtë zonë të Francës dhe atë në shekullin e 5-të, e ndoshta edhe më herët.

Shampanja8

Shampanja më e vjetër e regjistruar (shampanja e parë) ishte Blanquette de Limoux, për të cilën thuhet se ishte përgatitur nga murgjit benedikt në Abacinë e Saint Hilaire, në vitin 1531.

Teknikat e përfitimit të kësaj vere, më vonë janë avancuar nga Frère Jean Oudart (1654 – 1742) dhe Dom Pierre Perignon (1639 – 1715).

Shampanja10

Në ditët e sotme, Champagne është e njohur në mbarë botën si markë e rezervuar ekskluzivisht për verën e bardhë me gaz nga provinca, Shampanjë. /NGJYRA.COM/

Shampanja9 Shampanja7 Shampanja6 Shampanja5 Shampanja4 Hut in a Vineyard Shampanja11 Shampanja3 Shampanja12 Shampanja13 Shampanja14 Shampanja15 Shampanja16

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply