Vizat për shtetasit e Kosovës

Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Ishujt Maldive. Për të udhëtuar në vende tjera, shtetasve kosovarë iu lëshohet viza në Ambasadat e këtyre vendeve ose në Ambasadat përgjegjëse për lëshimin e vizave përkatëse.  
Nëse vendi në të cilin do të udhëtojë shtetasi i Kosovës nuk ka Ambasadë të akredituar në Kosovë, ose Ambasada e akredituar nuk bën lëshimin e vizave, atëherë pajisja më vizë mund të bëhet në Ambasadën më të afërt të atij vendi.

Ambasadat dhe zyrat diplomatike të cilat lëshojnë viza për shtetasit kosovarë në Republikën e Kosovës janë:   

–    Ambasada Bullgare në Prishtinë 
–    Ambasada Britaneze në Prishtinë
–    Ambasada Finlandeze në Prishtinë
–    Ambasada Gjermane në Prishtinë 
–    Ambasada Hungareze në Prishtinë
–    Ambasada Italiane në Prishtinë
–    Ambasada Kroate në Prishtinë
–    Ambasada Norvegjeze në Prishtinë (bëhet lëshimi i vizave edhe për Danimarkë) 
–    Ambasada Sllovene në Prishtinë ( bëhet lëshimi i vizave edhe për Latvi) 
–    Ambasada Zvicrane në Prishtinë (bëhet lëshimi i vizave edhe për Austri dhe Francë)
–    Zyra Diplomatike Belge (bëhet lëshimi i vizave edhe për Holandë dhe Luksemburg) 
–    Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë 
–    Zyra Ndërlidhëse Kineze në Prishtinë 
–    Zyra Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë

Disa nga ambasadat të cilat lëshojnë viza për shtetasit kosovarë në shtetet fqinje dhe regjion: 

–   Ambasada Amerikane në Shkup, MAQEDONI
–   Ambasada Çeke në Shkup, MAQEDONI    
–   Ambasada Suedeze në Shkup, MAQEDONI 
–   Ambasada Rumune në Shkup, MAQEDONI 
–   Ambasada Polake në Tiranë, SHQIPËRI ose Shkup, MAQEDONI
–   Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë, SHQIPËRI dhe Shkup, MAQEDONI
–   Ambasada Izraelite në Ankara, TURQI dhe në Beograd, SERBI
–   Ambasada Indiane në Beograd, SERBI 


*Rekomandohet që para udhëtimit shtetasit të marrin informacionin pranë Ambasadës ose Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit të destinacionit lidhur me procedurat e pajisjes më vizë.

Burimi: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply