Një shtëpi bashkëkohore, ku vjen në shprehje përdorimi i gjerë i materialeve natyrore, siç janë druri dhe guri, e bëjnë shtëpinë Toc të përshtatet në mënyrë të përkryer me ambientin që e rrethon.
“Shtëpia Toc” është e projektuar nga kompania arkitektonike meksikane Elias Rizo ndërsa është ndërtuar në një pyll të izoluar në Tapalpa të Meksikës.
Dritaret e mëdha nga xhami të cilat e rrethojnë qëndrimin ditor, lejojnë që kjo hapësirë të ketë insolim maksimal por edhe lidhje të drejtpërdrejtë më hapësirën e jashtme, gjë që e bënë edhe më unike në stilin e saj. /NGJYRA.COM/