“Villa Bianca” është një vilë mahnitëse turistike që shtrihet në kodrat e Santa Maria di Leuca, në Apulia të Italisë. Kjo vilë është e rrethuar me bimë të llojllojshme në njërën anë, ndërsa ka vizura magjepsëse drejt deteve, në anën tjetër.
Qëndrimi ditor i hapur bën lidhjen e drejtpërdrejtë mes ambientit të brendshëm dhe atij të jashtëm, ndërsa nga terraca vërehet bashkimi spektakolar i detit Adriatik me atë Jon.
Zona intime e vilës përbëhet nga një pishinë e madhe e hapur, xhakuzi, bari, si dhe oxhaku për pica.
Ngjyrat natyrale në kombinim me muret e bardha qëndrojnë në kontrast të fortë me rrethinën e kësaj vile, ndërsa pushuesit i japin një ndjenjë qetësie dhe relaksi, ku pushimi padyshim se do të jetë i paharrueshëm. /NGJYRA.COM/