Ka kohë që mali Tianmen në Kinë mban rekordin botëror si “teleferiku më i gjatë i pasagjerëve në botë në një mal të lartë” (së paku sipas Asociacionit Turistik Kinez).
Ky teleferik i gjatë 7.455 metra, ka gjithsej 98 kabina transportuese, që vihen në lëvizje në një lartësi mbidetare deri në 1.279 metra.
Por kjo nuk është e tëra. Për ta bërë Tianmenin edhe më atraktiv për turistë, kohë më parë është lëshuar në funksion “ Shtegu i Besimit”, shteg ky i ndërtuar anash këtij mali dhe atë prej qelqi me konsktruksion metali.
Ky shteg i gjatë 60 metra, i vendosur në një lartësi prej 1.430 metrash, thuhet se është vetëm për trima e trimëresha. /NGJYRA.COM/