I njohur si “Venediku i veriut”, Giethoorn është një qytet i vogël romantik në Holandë, në të cilin nuk ka rrugë, por në vend të tyre ka kilometra të kanaleve të mbushura me ujë, staza për këmbësorë dhe shumë ura prej druri që i lidhin ato.
Ky vend idilik që duket si Venediku u themelua fillimisht nga renegatët dhe mercenarët.
Rreth vitit 1230, një grup i të arratisurve nga rajoni i Mesdheut e themeloi këtu një fshat të vogël, ndërsa pak më vonë një grup i murgjëve kishte gërmuar dhe mbushur me ujë të gjitha kanalet për ta bërë më të lehtë bartjen e ngarkesave nëpër këtë zonë.
Kanalet në Giethoorn janë vetëm rreth një metër të thellë dhe si të tillë kanë mbijetuar për disa shekuj me radhë.
Më pak se 3 mijë banorë aktualisht jetojnë në këtë qytezë, ku shumica e shtëpive janë të ndërtuara në ishuj të vegjël privat, të cilë janë të lidhur me pjesën tjetër të qytetit me më shumë se 150 ura prej druri.
Udhëtimi nëpër kanale është i mundur me barka të vogla, përfshirë edhe gondolat, kajakët dhe anijet e quajtura “anijet fëshfëritese”, të cilat kanë motor të vogël që bën fare pak zhurmë, në mënyrë që të mos prishet atmosfera idilike në qytet. /NGJYRA.COM/