Të gjithë adhuruesve të udhëtimeve, të cilët dëshirojnë të zbulojnë dhe të hulumtojnë vende të reja, në vijim të këtij teksti, po ua tregojmë vendet të cilat vërtet ia vlen të vizitohen, sepse thjesht janë të magjishme.
Në vendin e parë janë ishujt Phi Phi në Tajlandë. Fjala është për vendin në të cilin është xhiruar filmi “Plazhi” me aktorin Leonardo DiCaprio.
Në vendin e dytë është Lugina e Përmendoreve në Jutah. Kjo shkretëtirë amerikane shumicës i është e njohur nga filmat vesternë.
Vendi i tretë i takon Sokotrës në Jemen. Ky ishull më i pazakonshëm në botë gjendet në Oqeanin Indian, ndërkaq tokën më të afërt e ka 350 kilometra largësi (Somalia). Për shkak të kushteve ekstreme klimatike, në këtë ishull rriten bimë të cilat nuk mund të rriten askund tjetër.
Maldivet janë radhitur në vendin e katërt. Ky shtet ishullor i Oqeanit Indian përbëhet nga rreth 1.200 ishuj të grupuar në 26 atole, në mesin e të cilave rreth 200 janë të banuar, ndërkaq 80 të tjerë shfrytëzohen vetëm për turizëm. /NGJYRA.COM/