Vendet më të çuditshme për t’u vizituar

Nëse ende nuk keni vendosur se ku do të shkoni për pushime dhe nuk keni bërë rezervime, në vazhdim ju sjellim 10 vendet më të çuditshme për t’u vizituar…

Fshati i eskimezëve në Grenlandë

cudi111

Nëse planifikoni ta vizitoni Grenlandën, e keni parasysh se në të ka një vend të quajtur Ittoqqortoormiit (emër jo i lehtë për t’u shqiptuar) ku mund të jetoni në mesin e eskimezëve Inuit.

Gjatë qëndrimit në këtë vend ju keni mundësinë të jetoni në natyrën e egër, të udhëtoni me sajë të tërhequr nga qentë, t’i vizitoni shpellat e  akullta dhe fshatrat që janë braktisur kohë më parë, si dhe të udhëtoni nëpër grykat e ngrira.

Tempulli Karni Mata në Indi

cudi222

Tempulli Karni Mata, në Rajasthan të Indisë, çdo vit vizitohet nga mijëra vizitorë të cilët i bëjnë homazh mistikut të shekullit të 14-të për të cilin thuhet së është një personifikim i perëndeshës Durga.

Këtu ju mund t’i shihni edhe rreth 20.000 minjë, për të cilët vendasit mendojnë se janë të shenjtë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtohen.

Një prej atraksioneve kryesore të vizitës në këtë vend është t’i shikoni minjtë përreth enëve me qumësht dhe se si zvarriten nëpër tunelet që janë bërë posaçërisht për ta.

Kupola oqeanike Seagaia në Japoni

cudi333

Ky ishte i vetmi plazh i mbyllur në botë dhe megjithëse tani është i mbyllur, ia vlen të përmendet. Ai ishte e hapur për 14 vjet në Miyazaki, të Japonisë dhe gjatë kësaj periudhe është vizituar për çdo vit nga rreth 1.250.000 vizitorë.

Kupola ishte shtëpi e një vullkani të rremë, rërës, peshqve dhe një faune të pasur. Temperatura në të sillej rreth 30 gradë Celsius.

Plazhi i punuar nga dora e njeriut ishte i gjatë rreth 300 metra, ndërsa në kupolë ishte i pikturuar një qiell i kaltër lëvizës.

Fshati i xhuxhëve Gnome në Pensilvani

cudi444

Fshati i Gnomeve gjendet në Qarkun Lancaster, në Pennsylvania të SHBA-ve, dhe për të thuhet se është një “parajsë që të lë pa frymë, e ngritur në kodrat e kodrinat e tokave bujqësore të Amishëve”.

Rich Humphreys është themeluesi i këtij fshati dhe këtu ju mund të shëtisni në këmbë dhe të mësoni  për xhuxhët gnomes, të quajtur ndryshe edhe njerëzit e vegjël me mjekër.

Krateret e Monumentit Kombëtar dhe Ruajtjes së Hënës në Idaho

cudi555

Në Idahon qendrore, në SHBA, ekziston një monument kombëtar i pazakontë i ruajtur me pamje apokaliptike që tërheq vizitorët me peisazhin e tij të përthyer.

Peizazhi është i mbuluar me një shtresë llave që thuhet të jetë mijëra vjet e vjetër, e cila së bashku me të tubat e llavës ka krijuar shpella nëntokësore, të cilat vizitorët mund t’i eksplorojnë.

Në këtë vend me shtigje për ecje nuk ka burime natyrale të ujit.

Ishujt Izu në Japoni

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Nëse i vizitoni Ishujt Izu në Japoni, një gjë ju duhet gjithsesi ta merrni me vete, një maskë gazi, e cila ju duhet me të vërtetë, pasi që ishulli ndodhet në majë të një zinxhiri vullkanik që është aktiv dhe i cili shpërthen më shumë se një herë.

Ai liron gazra që janë të dëmshme dhe shumë të pakëndshme; megjithatë ka edhe një peizazh të begatë, i cili e bën atë një destinacion të preferuar – veçmas për ata që kanë problem me shqisën e të nuhaturit.

Për çudi ky vend është vizituar nga njerëz nga e gjithë bota.

Ishulli i kukullave në Mexico City

cudi777

Në periferi të afërt të Mexico City ndohet Ishulli i Kukullave. Ky ishull, I cili nuk ishte menduar të jetë një atraksion turistik, jo vetëm që është një nga vendet më të çuditshme për t’u vizituar por edhe më i frikshmi.

Sipas rrëfimit të vendorëve thuhet se – në këtë vend ishte mbytur një vajzë e vogël dhe njeriu që e kishte gjetur trupin e saj e kishte parë një kukull duke lundruar nëpër kanal, dhe kështu, ai e kishte marrë kukullën e kishte lidhur në një pemë aty pranë për nder të saj.

Jo para shumë kohësh varja e kukullave në pemë është bërë obsesion në ishull dhe tani i tërë ishulli është i stërmbushur me kukulla të varura në pemë.

Thuhet se në kanalin në të cilin ishte gjetur vajza e mbytur, në vitin 2001, kishte bërë vetvrasje, njeriu që e kishte gjetur trupin e saj. Familja e tij tani janë duke bërë përpjekje që të tërheqin turistë në këtë ishull.

Copa e madhe mbeturinave në Oqeanin Paqësor

cudi888

Ju mund ta vizitoni këtë copë me plehra lundruese në Oqeanin Paqësor, e cila thuhet të jetë me një madhësi pothuajse të njëjtë me atë të Teksasit.

Privilegji që të jeni aty do t’u kushtojë 10.000 $ për person, ndërsa do të ju kërkohet që të operoni një tërheqës për mbledhjen e grimcave më të vogla plastike që janë kërcënim për kafshët e egra.

Kopshti helmues Alnwick në Britani të Madhe

cudi999

Kopshti helmues Alnwick në Britani të Madhe është themeluar nga Dukesha e Northumberlandit dhe në portat e tij janë mbishkrimet paralajmëruare se bimët mund të ju vrasin dhe kjo nuk është një gënjeshtër.

Në fakt, në qoftë se ju e vizitoni këtë kopsht ju tërhiqet vërejtja që madje as mos t’u merrni erë  bimëve, e lëre më t’i prekni. Në këtë kopsht ekzistojnë rreth 100 bimë që mund të ju mbysin.

Integratron në Kaliforni

cudi10

George Van Tasselit iu deshtën 18 vjet punë të pandërprerë për ta ndërtuar Intergratronin në vendin në të cilin ai pohon t’i ketë kontaktuar jashtëtokësorët.

Në ndërtesat në formë kubi ofrohen edhe sesione akustike shëruese dhe në ditët e sotme ky vend dhe struktura e tij, prej shumë njerëzve shihet si vend i shenjtë për shërim shpirtëror dhe fizik. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply