Vendet jashtëzakonisht të bukura ku mund të jetohet jashtëzakonisht lirë

Të jetosh në një vend të huaj për disa muaj të bën të ndjehesh pjesë e atij vendi. Por, shumë njerëz kalojnë dhe vite të tëra në vende të huaja – ku punojnë madje dhe pensionohen, meqë kostoja e jetesës është më e volitshme se sa në vendin e origjinës së tyre.

Në botë ka shumë vende të lira dhe interesante për të jetuar, por në vazhdim ju sjellim 9 prej atyre që janë më të lira dhe më interesante.

Tajlandë

Qiraja mesatare mujore (1 dhomë gjumi): 300 $. Shpenzimet mesatare mujore për shërbime publike (rrymë, ngrohje, ujë, mbeturina): 70 $

vende lira1

E njohur edhe si “Toka e buzëqeshjeve”,Tajlanda  ofron trashëgimi të pasur kulturore dhe atraksione të tilla si tempuj, plazhe me rërë të bardhë, monumente të bukura, siç është statuja e Budës (më e madhja në botë) në Ang Thong.

Vietnam

Qiraja mesatare mujore  (1 dhomë gjumi): 300 $. Shpenzimet mesatare mujore për shërbime publike (rrymë, ngrohje, ujë, mbeturina): 50 $

vende lira2

Vietnami ofron plazhe idilike, pyje tropikale dhe një bollëk të frutave dhe perimeve të lira, të kultivuara në këtë vend. Ushqimet si orizi dhe pasta janë gjithashtu të lira. Një shujtë kushton më pak se 5$ .

Indi

Qiraja mesatare mujore  (1 dhomë gjumi): 15 $. Shpenzimet mesatare mujore për shërbime publike (rrymë, ngrohje, ujë, mbeturina): 40 $

vende lira3

India është vend i lumenjve, rrafshnaltave, plazheve e shkretëtirave dhe njëherësh një vend përplot  me mrekulli historike dhe të religjionit Lindor. Ky është gjithashtu një vend ku ushqimi dhe banimi janë shumë të lirë.

Nikaragua

Qiraja mesatare mujore (1 dhomë gjumi): 150 $. Shpenzimet mesatare mujore për shërbime publike (rrymë, ngrohje, ujë, mbeturina): 40 $

vende lira4

Nikaragua ofron diçka emocionuese për të gjithë: parajsa ishullore, qytete koloniale, xhungla dhe qendra aktive e atraktive. Për vite me rradhë ky është një nga vendet më tërheqëse për adhuruesit e surfimit. Transporti publik kushton më pak se 10$ në muaj, ndërsa anëtarësimi në palestër mesatarisht kushton 30 $.

Nepal

Qiraja mesatare mujore (1 dhomë gjumi): 90$. Shpenzimet mesatare mujore për shërbime publike(rrymë, ngrohje, ujë, mbeturina): 30 $

vende lira5

Këtë vend që ndodhet ndërmjet Indisë dhe Tibetit, e bëjnë tërheqës dhe interesant pyjet subtropikale, tempujt e lashtë, udhëtimi në majat e Himalajeve, safari në xhungël dhe gjurmët e Budës. Banimi dhe ushqimi në këtë vend janë shumë të lirë, siç është edhe interneti, pagesa mujore për të cilin është 20 $.

Panama

Qiraja mesatare mujore (1 dhomë gjumi): 450 $. Shpenzimet mesatare mujore për shërbime publike (rrymë, ngrohje, ujë, mbeturina): 75 $

vende lira6

Panamaja është një vend i vogël që ka rreth 2900 kilometra plazhe të Karaibeve dhe Paqësorit. Qiraja dhe ushqimi kushtojnë 525 $ në muaj, ndërsa nëse lëndoheni ose sëmureni gjatë qëndrimit në këtë vend një vizitë e mjekut kushton rreth 35 $.

Guatemalë

Qiraja mesatare mujore (1 dhomë gjumi): 320 $. Shpenzimet mesatare mujore për shërbime publike (rrymë, ngrohje, ujë, mbeturina): 120 $

vende lira7

Guatemala është vendi më i madh në Amerikën Qendrore. Rrënojat e Majave, vullkanet, xhunglat dhe plazhet e bëjnë këtë vend shumë tërheqës. Banimi dhe ushqimi kushtojnë më pak se 500 $ në muaj, ndërsa transporti mujor 20 $.

Malajzi

Qiraja mesatare mujore (1 dhomë gjumi): 223 $. Shpenzimet mesatare mujore për shërbime publike (rrymë, ngrohje, ujë, mbeturina): 50 $

vende lira8

Malajzia është një vend ku janë të përziera kulturat malaje, indiane, arabe, kineze, evropiane dhe  peranakane. Peisazhi i saj është i mbushur me tempuj, xhami, kisha dhe monumente historike. Në të gjenden edhe Kullat Binjake Petronas, që janë kullat binjake më të mëdha në botë dhe pyjet tropikale në Taman Negara, që janë pyjet më të vjetra në sipërfaqen e tokës.

Bali

Qiraja mesatare mujore (1 dhomë gjumi): 350 $. Shpenzimet mesatare mujore për shërbime publike (rrymë, ngrohje, ujë, mbeturina): 40 $

vende lira9

Fushat e bukura të orizit në formë terrace, vullkanet, zhytja në ujë në Amed, lundrimi me varkë në ujërat e bardha të rrëmbyeshme në lumin Ayung  dhe mikëpritja bëjnë që të doni të qëndroni përgjithmonë në këtë vend.

Trafiku ndoshta është e vetmja gjë jo për t’u dëshiruar në këtë vend që njihet edhe si toka e njëmijë tempujve. Nëse doni të keni pushime më të lehta ju mund ta angazhoni një ndihmëse shtëpiake dhe një shofer, e për shërbimet e të dyve nuk duhet të paguani më shumë se 75 $ në muaj. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply