Ja disa ide ku do të mund të bëni dashuri, nëse vërtet dëshironi të përjetoni seks të paharrueshëm:
Në zyrë
Mund të jetë zyra e shefit, shefes, dekanit, profesorit, bashkëpunëtorit – çdo zyrë ka magjinë e vet, gjë që do të jetë e pamundshme të përjetohet sërish apo diku tjetër. Duhet të dini saktësisht shkuarjen nga zyra të eprorëve dhe të vartësve tuaj, në mënyrë që të mos kapeni “në vepër”.
Orët e vazhduara të punës nuk mund të tingëllojnë krejtësisht ndryshe. Seksi mbi tavolinën e vjetër të zyrës, në karrige midis letrave, – do t’jua pasurojë kohën e gjatë të punës.
Tavolina – të kuzhinës, të lojës, biliardit…
Në tavolina të këtilla mund të bëni seks gjithmonë. Mirëpo tavolina ka të ndryshme. Magjinë më të veçantë ju ofrojnë tavolinat e biliardit. Mund të provoni të mitosni ndonjë kamerier, rojtar… që t’ju lejojë të qëndroni natën në sallë.
Posaçërisht seks i zjarrtë mund të bëhet mbi tavolinat kirurgjike, mbi ato kasapit, të cilat janë të mbështjella me metal të ftohtë.
Vështroni ambientin pak më mirë, gjithsesi në ambientin tuaj të punës apo në ambientet e mësimit mund të gjendet ndonjë tavolinë e tillë e cila do t’ju duket sikur është e krijuar për ju.
Maja e malit
Majat e maleve gjithashtu mund t’ju ofrojnë përjetime të paharrueshme. Nëse maja është e lartë dhe i prek retë, ndërkaq dielli është në pozitë të drejtë, hija juaj mund të vizatohet në sipërfaqe të reve. Imagjinoni seksin e dy hijeve në re.
Nëse keni fatin të gjendeni në çastin e lindjes së diellit apo perëndimit, përvoja të do të jetë edhe më shumë romantike.
Në ballkon
Merrni një dhomë me ballkon në katet më të larta të hotelit. Peizazhi pasuron përvojën, ballkoni është shumë më i sigurt se sa të imagjinoni seksin në skaj gremine. Megjithatë, kujdes, mbështetja në parmakë nuk është edhe veprim aq i mençur, më mirë është të bëni seks në këmbë.
Në varkë
Në çfarëdo varke dhe kudo qoftë. Adhuruesit e adrenalinës le të provojnë të bëjnë seks në shpejtësi, ndërkaq ata më dembelët në ujë të qetë të ndonjë liqeni.
Në kamp
Kampi edhe ashtu konsiderohet hapësirë ku bëhet shumë seks. Kampshtëpizat, veturat ofrojnë strehim të mirë, ndërkaq shatori ofron ndjesi magjepsëse. Vapa në shator do t’i ketë kufijtë e banjës me avull, andaj aty mund t’i bëni bashkë edhe seksin edhe banjën me avull.
Makina e larjes së rrobave
Pothuajse çdo familje ka makinë të larjeve të rrobave në bodrum apo në ndonjë hapësirë të veçantë. Kundërmon aromë të preparateve për zbutjen e rrobave dhe aromë lagështie. Vend ideal për seks në shpejtësi.
Prisni që të punojë centrifuga e makinës dhe uleni partneren mbi të. Vibrimet do të shtojnë kënaqësinë tuaj, ndërkaq rrotullimet e kazanit të makinës do t’i “mbysin” tingujt tuaj. /NGJYRA.COM/