Veglat më të vjetra të gjetura ndonjëherë janë zbuluar në Gona, Etiopi dhe janë 2.5-2.6 milion vjet të vjetra. Ato përveç që janë veglat më të vjetra, janë njëherësh edhe artefaktet më të vjetra të njeriut në botë deri në ditët e sotme.
Veglat janë quajtur Oldowan, sipas Grykës Olduvai në Tanzanio dhe përbëhen nga pjesë të shkëmbit të mprehtë me tehe, natyrisht të gdhendura.
Ato janë përdorur për të prerë dhe ndarë mishin nga kockat e kafshëve.
Rreth 2600 prej këtyre veglave janë zbuluar në vendin e gërmimit, ku nuk janë gjetur mbetje të njerëzve, duke e lënë kështu të diskutueshëm identitetin e punuesve të veglave.
Ajo që dihet është se ato janë mbetjet më të vjetra të njohura të Genus Homo në atë zonë.
Vegla të ngjashme janë gjetur në pjesë të tjera të Afrikës, më të vjetrat të zbuluara datojnë të jenë rreth 2.3-2.4 milion vjet të vjetra. /NGJYRA.COM/