A keni dëgjuar për shprehjen se “vdekja gjendet kudo?” Epo, kjo thënie vlenë edhe për seksin – nga i cili çdoherë presim kënaqësi maksimale dhe jo gjëra të këqija, sidomos jo vdekjen. Në vijim ju sjellim disa situata të çuditshme që kanë ngjarë gjatë seksit, e që kanë rezultuar me fund tragjik – vdekje.
Seksi tragjik mbi piano
Në vitin 1938, Jimmy Ferozzo, truprojë në bar-kafenë “Condor“ në San Francisco dhe valltarja, Teresa Hill, kishin vendosur të bënin seks mbi piano. Pianoja kishte një sistem hidraulik, i cili e sillte dhe e largonte atë nga skena. Gjatë seksit, ky çift kishte aktivizuar pa dashje sistemin, ndërsa pianoja ishte ngritur aq shumë drejt tavanit – sa që e kishte shtypur për vdekje Ferozzon.
Seks me gruan dhe dashnoren
Hagibis Jungao kishte vendosur të bënte seks të çmendur, në një hotel në Manila, me gruan dhe të dashurën e tij, i cili i kushtoi me jetë. Jungao 45-vjeçar, sipas policisë, kishte vdekur nga viagra dhe seksi pervers.
Vdekja nga asfiksia gjatë seksit në garazh
Ylli rumun i futbollit, Mario Bugeanu, në vitin 1999 kishte pasur marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij në makinë, të cilën e kishte parkuar në garazh. Fatkeqësisht, ata kishin harruar të fiknin makinën dhe kishin vdekur nga helimimi me karbon monoksid.
Vdekja nga gjoksi madh
Në vitin 2013, Donna Lange, pas seksit, në gjendje të dehur ishte përleshur me të dashurin e saj, të cilit ia kishte zënë frymën me gjoksin e saj të madh. Ai kishte lëshuar shpirt pa mundur të shpëtonte – edhe pse, sipas raportit, Lange nuk e kishte për qëllim të ngufaste atë për vdekje.
Seksi tragjik në terracë
Sandra Orellana kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i tetë, respektivisht nga terraca e një hoteli në Los Angeles, derisa ishte duke bërë seks me shefin e saj, Robert Salazer. Sipas Salazerit, në ato momente ata ishin duke e ndërruar pozitën e seksit, ndërsa ajo kishte humbur drejtpeshimin dhe kishte rënë nga parmakët, ku ishte ngjitur për të përjetuar një seks ndryshe. /NGJYRA.COM/