Shumica e njerëzve i frikësohen vdekjes. I besojmë vdekjes vetëm që na është thënë që do të vdesim. Njerëzit vdekjen e lidhin me trupin, mirëpo siç e dimë, trupi vdes. Teoria e re shkencore konsideron që vdekja nuk është ngjarje e fundit, shkruan Robert Lanza, ekspert i teknologjisë avancuese të qelizave.
Njëri ndër aspektet e njohura mirë të fizikës së kuanteve është që perceptimet e caktuara nuk mund të jenë absolutisht të parashikuara. Ekzistojnë një sërë observimesh të mundshme, secila me probalitet të ndryshëm.
Një sqarim i shpeshtë, interpretimi i “shumë botëve”, thotë që secila nga këto observime të mundshme korrespondojnë me univers të ndryshëm (multivers).
Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizëm i ka pastruar paksa këto ide. Ekziston numër i pakufishëm universesh, por edhe gjithçka që me siguri mund të ndodhë, ndodhë në to. Vdekja nuk ekziston në kuptimin e vërtetë të këtyre skenarëve. Të gjitha universet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se ç’ndodh në to.
Edhe pse trupat tanë janë të paracaktuar të jenë të shkatërrueshëm, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është pikërisht vrushkull energjie prej 20 vat, e cila kontrollon trurin tonë. Mirëpo, kjo energji nuk funksionon pas vdekjes. Njëra ndër aksiomat më të besueshme të shkencës është që energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund të jetë as e krijuar as e shkatërruar.
Energjia transmetohet nga njëra botë te tjetra. Duke gjykuar në bazë të biocentrizmit, hapësira dhe koha nuk janë objekte të ngurta, siç i konsiderojmë. Nëse bëni me dorë nëpër ajër – nëse i largoni të gjitha, çka ka mbetur? Asgjë.
E njëjta gjë mund të aplikohet edhe ndaj kohës. Ne nuk mund të shohim asgjë nëpër kockat që mbështjellin trurin tonë. Çdo gjë që e shohim dhe e ndiejmë momentalisht është një vorbull informatash të cilat ndodhin në kokën tonë. Hapësira dhe koha janë vetëm vegla të cilat i përdorim në mënyrë që çdo gjë të lidhim.
Vdekja nuk ekziston në botën jashtëkohore dhe jashtëhapësinore. Dhe krejt në fund, madje edhe Albert Ajnshtajn ka pranuar: “Miku im i vjetër braktisi këtë botë të çuditshme para meje. Kjo nuk do të thotë asgjë. Njerëzit siç jemi ne e dinë që dallimi midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes është vetëm iluzion kokëfortë e këmbëngulës”.
Pavdekshmëria nuk do të thotë ekzistim i pandërprerë në kohë pa fund, ajo është e vendosur jashtë kohës. /©NGJYRA.COM/