Banja me kalimin e kohës po e ndryshon funksionin primar. Përderisa deri më tash është shfrytëzuar vetëm për pastrim dhe procese fiziologjike, sot është një ndër hapësirat më të mira për relaks e meditim.
Nëse jeni me fat dhe keni një kopsht në anën nga muri i banjës, atëherë pse mos të bëni një hapje më të madhe në mur dhe t’i shfrytëzoni vizurat e bukura të kopshtit gjatë relaksit në vaskën tuaj.
Po ashtu vaskën tuaj mund ta vendosni afër dritares dhe ta përjetoni natyrën, ose dhe të krijoni një verandë dhe të relaksoheni nën qiellin e hapur. /NGJYRA.COM/