Në gjithë botën ekzistojnë banda të ndryshme që merren me drogë, vetura të shtrenjta, femra ekzotike… megjithatë, bandat ruse shkojnë dhe përtej kësaj. Bosët e mafias ruse duan që njerëzit t’i kujtojnë përherë për jetën e tyre luksoze, madje edhe pasi ata të vdesin – prandaj, varrezat e tyre janë unikate…
Gurët e varreve të tyre dëshmojnë “jetën me stil” që ata kanë bërë derisa ishin në mesin e të gjallëve. Andaj, krahas fotografive të madhësisë natyrale, mbi varret e bosëve rusë të nëntokës apo familjarëve të tyre, mund të shihni dhe makina prej guri, tavolina të shtruara me ushqim dhe vodkë, fotografi të pronave të tyre të paluajshtme… e shumë gjëra tjera bizare.
Se për çfarë bëhet fjalë, shikojeni fotogalerinë në vijim, ku kemi përzgjedhur disa nga gurët më të çmendur të varreve që keni pasur rastin të shihni ndonjëherë në jetën tuaj. /NGJYRA.COM/