Rruga e Atlantikut në Norvegji padyshim se është një nga rrugët më magjepsëse për shkak të shtatë urave të pazakonta, të cilat e kanë shndërruar këtë rrugë në një atraksion turistik.
Ajo ngrihet mbi dallgët e tërbuara të detit të Norvegjisë, të cilat përplasen gjatë stuhive mjaft të shpeshta. Ky segment, i njohur si Rruga 64, përbëhet nga disa diga, shtatë ura dhe katër stacione për ndalim – të cilat përdoren për relaksim dhe për të shijuar pamjet e pabesueshme që shtrihen përpara.
Rruga është ndërtuar para se gjithash për t’i lidhur komunat Etudes dhe Averoy. Përgjatë kësaj rruge janë ndërtuar edhe vende të veçanta për peshkim (madje një urë është e projektuar enkas për këtë qëllim), në të cilat turistët dhe banorët lokalë vijnë shpesh për të peshkuar merluc të freskët.
Në shekullin e 20-të, rruga fillimisht ishte konceptuar si hekurudhë, por meqë planet për këtë kishin dështuar, në vitet 1970-ta filloi planifikimi i rrugës, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 1983.
Të goditura hiç me pak se 12 herë radhazi nga erërat e fuqishme, urat e jashtëzakonshme të Rrugës së Atlantikut më në fund u lëshuan për qarkullim më 7 korrik, të vitit 1989. /NGJYRA.COM/