Kina në vitet e fundit është duke punuar intensivisht në hapjen e atraksioneve të reja turistike. Një prej tyre është dhe një urë e varur me bazament prej qelqi – që ofron një përpjetim përplot adrenalinë për turistët e guximshëm.
Kjo urë transparente, e gjatë 300 metra, ndodhet në Pingjiang, në krahinën Hunan të Kinës. Pos lartësisë 180 metra mbi tokë dhe bazamentit për ecje prej qelqi, kalimi i kësaj ure është aventurë edhe për shkak të luhatjes së saj të vazhdueshme, varësisht prej intesitetit të erës.
Në rast se ndonjë turist ngecën gjatë kalimit të urës, respektivisht “paralizohet” nga frika, aty ndodhet ekipi i stërvitur mirë që do t’i ndihmonte në përballimin e kësaj aventure.
Motivimi më i mirë për turistët është kur pjesëtarët e ekipit u thonë të mendojnë për personat që janë përgjegjës për pastrimin e qelqit nga ana e poshtme e urës. /NGJYRA.COM/