Ujëvara Baatara Gorge gjendet në Liban në shpellën e njohur si “Shpella me tri ura”, në peizazhin e paprekur të vjetër rreth 160 milionë vjet. Shpella është zbuluar para më shumë se 60 vjetësh, ndërkaq është hulumtuar dhe është skicuar para 30 vjetësh.
Ujëvara është më e pasur me ujë gjatë sezonit pranveror kur bora përreth shpellës shkrihet, por edhe kur sasitë e ujit me zhurmën e murmurimave zhduket në greminën 255 metra thellësi.
Shkencëtarët në vitet ’80 e kanë ngjyrosur ujin në mënyrë që ta përcjellin më lehtë, ndërkaq me atë rast kanë zbuluar që ajo buron në fshatin e afërt Maghheret al-Ghaouaghir.
Gjatë hulumtimeve të mëtejshme është zbuluar që pikërisht uji gjatë mileniumeve ka krijuar shpellën, një herë ka krijuar urën e parë pastaj të dytën dhe në fund të tretën.
Kjo shpellë konsiderohet si njëra ndër formacionet më të rëndësishme gjeologjike në planet, ndërkaq çdo përpjekje për ndërtimin e çfarëdo qoftë pajisjeje malore është refuzuar në mënyrë që të ruhet natyra tashmë 160 milionë vjet e paprekur.
Po ashtu nuk këshillohet as afrimi te ujëvara, duke pasur parasysh që shkëmbi mund të jetë shumë i rrëshqitshëm… ndërkaq shpella është e thellë 255 metra. /NGJYRA.COM/