Ujëvara e përgjakshme që gjendet në Antarktikun lindor për herë të parë ëshë zbuluar në vitin 1911. Me të zbuluar të saj, shkencëtarët kishin dyshuar se prapa ngjyrës së saj të kuqe fshiheshin algat.
Megjithatë, pretendimi i tyre doli të jetë jo i saktë dhe se kjo ujëvarë fsheh një mister shumë më interesant.
Ujëvara e përgjakshme është një kapsulë kohore e cila përmban një ekosistem, i cili ka mbijetuar në kushte jashtëzakonisht ekstreme të jetës.
Kur Akullnaja Taylor u formua para rreth 2 milionë vjetëve, ajo thjesht e kishte ngrirë në kohë, komunitetin e lashtë të mikrobeve (17 lloje), i cili vazhdon të mbijetojë edhe në ditët e sotme, duke na dhënë një shembull interesante të mbijetesës në kushtet me ekstreme.
Të ngujuara nën shtresën e trashë të akullit, mikrobet kanë mbetur të izoluara nga bota e jashtme në kapsulën e tyre kohore natyrore. Ato i janë përshtatur jetës pa dritë, pa oksigjen dhe me shumë pak nxehtësi.
Sa i përket ngjyrës së ujëvarës, ajo nuk ka të bëjë as me alga, e as me organizmat që jetojnë në akullnajë. Kur është ngrirë, kjo pjesë e madhe e akullit ka ngujuar poshtë saj liqenin me plot kripë dhe hekur, të cila për vite rrjedhin nëpërmjet një vrime në Akullnajën Taylor duka ia dhënë ngjyrën e kuqe. /NGJYRA.COM/