Uji i shenjtë i gadishullit Yucatán

Vetëm pak kilometra larg nga Valladolidi, në gadishullin Yucatangjendet  një peisazh përplot me  vrima natyrore të madhësive të ndryshme, që çojnë tek uji i kthjellët nëntokësor, me ngjyrë të kaltër-gjelbër, të cilin dikur Majat e konsideronin të shenjtë.

Përveç pamjes atraktive, vrimat natyrore në këtë rajon të Meksikës kanë edhe një histori interesante. Majat, populli që jetonte në këtë gadishull para kolonializmit, besonin se këto vrima çonin në jetën e përtejme, andaj për këtë arsye ata hidhnin në to gjësende me vlerë.

Yucatan4

Sipas disa legjendave thuhet se ata flijonin edhe njerëz.

Meqë arkeologët në fillim të shekullit të 20-të kanë hulumtuar pothuajse të gjitha këto vrima natyrore dhe tunele, janë shumë të vogla gjasat për të gjetur ndonjë objekt të vlefshëm të lënë nga  Majat.

Por në vend të kësaj, këtu mund të përjetohet diçka edhe më e mirë – noti në ujin nëntokësor të kthjellët si kristali, të rrethuar nga stalaktite të bukura dhe rrezet e shndritshme të diellit të cilat depërtojnë  nëpërmjet hapjeve në sipërfaqe. /NGJYRA.COM/

Yucatan19 Yucatan5 Yucatan12 Yucatan13 Yucatan6 Yucatan ballina Yucatan14 Yucatan7 Yucatan15 Yucatan8 Yucatan1 Yucatan2 Yucatan9 Yucatan16 Yucatan10 Yucatan17 Yucatan18 Yucatan3 Yucatan11

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply