Gjatë netëve të ftohta të dimrit, Japonia ofron ekspozita spektakolare të dritave, të cilat zgjasin prej vjeshtës deri në pranverë. Këto ekspozita të quajtura “Iluminimi dimëror” organizohen në kopshtin botanik Nabana no Sato, në ishullin Nagashima në Kuwana.
Për çdo vit ky park i tejkalon pritjet e vizitorëve, meqë me anë të miliona dritave LED ofrohen skena të mrekullueshme, temash të ndryshme, të frymëzuara nga mali Fuji, si lindja “artificiale” e diellit, ylberi në qiell e madje edhe agu i mëngjesit.
Ajo që u bënë më së shumti përshtypje vizitorëve padyshim se është shëtitja nëpër tunelet mahitëse të dritës, të njohura edhe si portalet magjike.
Fotot në vijim janë nga ekspozita iluministe dimërore e vitit të kaluar në Japoni. /NGJYRA.COM/