Kombinimi i materialeve të ndryshme brenda një hapësire të banimit mund të duket si gjë konfuze, mirëpo jo kur ajo hapësirë projektohet nga Alexander Uglyanitsa.
Uglyanitsa ka arritur të inkorporojë në mënyrën më të mirë të mundshme; drurin, tullën, betonin dhe metalin, ndërsa në qendër të hapësirës ka vendosur një oxhak modern.
Një kombinim fenomenal mes stileve industriale dhe natyrore, që e bëjnë ambientin të ngrohtë dhe shumë komod.
Dritaret e mëdha mundësojnë ndriçim dhe insolim të jashtëzakonshëm, ndërsa panelet nga druri, pastaj, mobiliet me nuanca të së gjelbrës smerald, bimët në mure si dhe tubat e ujit si aksesorë, interierit i japin gjallëri dhe një stil shumë të veçantë.
Zona private është e vendosur në etazhin e sipërm, i cili ndahet nga qëndrimi ditor përmes tubave me një thjeshtësi të jashtëzakonshme dhe me shumë stil. /NGJYRA.COM/