Tregime ironike ka gjithandej rreth nesh, sepse në fund çdo gjë e ka edhe koston e vet. Quajeni fuqi madhore apo rastësi të zakonshme, duhet patjetër ta pranojmë që tingëllojnë goxha të vërteta. Në vazhdim po i japim 3 tregime të vërteta dhe sigurisht ironike…
3. Miu i cili shkaktoi zjarrin në të cilin u dogjën 100 mace
Në këtë rast ironik minjtë vendosin të hakmerren për tërë ata shekuj të cilët i kanë kaluar duke ikur nga macet. Në një strehimore të kafshëve në Toronto të Kanadasë, ka rënë një zjarr në të cilin janë djegur pothuajse 100 mace, tre qen dhe disa minj.
Në një raport pas hetimeve ka shkruar që zjarrin e shkaktuan minjtë, duke i grimcuar kabllot elektrike në tavan të strehimores. Zjarrit i mbijetuan 9 qen, 2 mace dhe një mi.
Zëdhënësi i Strehimores së kafshëve në një bisedë me gazetarin e BBC-së ka deklaruar: “Është ironike që minjtë kanë shkaktuar zjarrin në të cilin janë djegur 100 mace. Fatkeqësisht, edhe miu me siguri ka pësuar në atë zjarr”.
2. Artisti nga i cili është kërkuar që të pikturojë drejtorin i cili e ka përzënë nga shkolla
Artistit, i cili është përzënë nga shkolla dhe të cilit me atë rast i është thënë që “kurrë nuk do të arrijë asgjë në jetë”, i arrin një porosi që të pikturojë portretin e po atij drejtori i cili e ka përzënë nga shkolla para 55 vjetësh.
Fjala është për David Inghamin, e përzënë nga Shkolla e Ermystedit kur i ka pasur 12 vjeç. E ka përzënë drejtori Marcelus Forster.
Mirëpo, 67-vjeçari i cili në fund është bërë pedagog i artit, megjithatë e ka pikturuar portretin në të cilin ka punuar një muaj.
1. Njeriu i cili është mbytur në ujë në një aheng përplot shpëtimtarë
Nga fundi i muajit korrik 1985, në pishinën e qytetit New Orleans është mbajtur një aheng me rastin e përfundimit të verës dhe kremtimit sepse askush atë vit nuk është mbytur në pishinë.
Në aheng kanë marrë pjesë rreth 200 njerëz, nga të cilët rreth njëqind kanë qenë shpëtimtarë të certifikuar.
Pas përfundimit të ahengut, shpëtimtarët të cilët ishin në detyrë filluan të pastronin pishinën dhe të fundosur gjetën njeriun të veshur me rroba i quajtur Jerome Moody, 31 vjeç.
Provuan ta ngjallnin, mirëpo fatkeqësisht ishte tepër vonë. /NGJYRA.COM/