Njihuni më mbretërit e shpejtësisë, kafshët më të shpejta në botë – në ajër, ujë dhe në tokë. Të fillojmë me ajrin – përndryshe e shpallur si kafsha më e shpejtë në botë.
3. Shpendi më i shpejtë në botë – Skifteri i hirtë
Kur është në pyetje shpejtësia, Skifteri i hirtë (Falco peregrinus) është kampion absolut botëror, që arrin shpejtësinë afër 400 km/h. Ky lloj skifteri nuk është vetëm shpendi më i shpejtë në botë, por njëkohësisht, dhe kafsha më e shpejtë në botë.
Edhe pse në fluturim standard është ciopa (lloj dallëndysheje) shpendi më i shpejtë në botë, që flururon me shpejtësi prej 160 km/h, skifteri i hirtë edhe më tutje konsiderohet kampion botëror me shpejtësinë e matur prej 389 km/h.
Duhet përmendur faktin se këtë shpejtësi skifteri e arrin vetëm kur hidhet fluturimthi për të kapur prenë e tij.
Kur jemi të kampionët, duhet përmendur faktin se, në vitin 2011, shkencëtarët kanë ndjekur një tufë të shapkave të mëdha që fluturonin nga Suedia drejt Afrikës Qendrore. Duket e pabesueshme, mirëpo ato kishin përshkuar 6.760 kilometrarrugë pa u ndalur fare, me shpejtësi konstante 97 km/h.
2. Peshku më i shpejtë në botë – Marlini i zi (Makaira indica)
Nëse tashmë keni lexuar informata për peshqit më të shpejtë në botë, atëherë sigurisht jeni informuar gabimisht, madje dhe nga ueb-faqet shumë serioze, që e prezantojnë peshkun shpatë (swordfish) si peshkun më të shpejtë – i cili arrin shpejtësinë prej 97 km/h.
Fatkeqësisht, këtu bëhet fjalë për përkthime të gabuara, ku ngatërrrohet “swordfish” me “sailfish” – një peshk i ngjajshëm, por që arrin shpejtësinë prej 109 km në orë.
Megjithatë, Marlini i zi, është peshku dukshëm më i shpejtë në botë, që mund të kapë shpejtësinë prej 130 kilometrash në orë.
1. Kafsha më e shpejtë në Tokë – Gepardi/Cheetah (Acinonyx jubatus)
Gepardi (kujdes: jo Leopardi) është një lloj i maceve të egra që jetojnë në Afrikë dhe në disa vende të Lindjes së Mesme. Për dallim nga shumica e maceve tjera, gepardët janë të vetmit që nuk mund të ngjiten në pemë (pos që mund të kërcejnë deri në degët më të afërta me tokën).
Megjithatë, duket se ngjitja në pemë nuk është fare problem për ta, pasi që janë kafshët dukshëm më të shpejta në tokë. Gepardët mund të arrijnë shpejtësinë prej 120 kilometrash në orë dhe të mbajnë këtë shpejtësi deri në 500 metra.
Nëse nuk jeni të fascionuar me këtë fakt, atëherë t’ju themi se ata mund të arrijnë shpejtësinë prej 100 km në orë për vetëm 3 sekonda. /NGJYRA.COM/