Tri dallime midis tradhtisë së mashkullit dhe tradhtisë së femrës

Nuk janë vetëm meshkujt që kërkojnë diçka jashtë lidhjes bashkëshortore, ndonëse arsyet përse bëjnë ashtu dallojnë nga ato që i bëjnë i bëjnë partneret e tyre. Ju zbulojmë tri dallime më të rëndësishme midis tradhtisë së femrës dhe tradhtisë së mashkullit!

Përse është kështu?

Edhe pse tradhtitë e mashkullit dallojnë nga njëra-tjetra, gjithashtu ndodh edhe me femrat, ndërkaq te gjinia mashkullore tradhtia kryesisht është krejt fizike. Ata kanë prirje që në moment të gjunjëzohen apo të krijojnë aferë pa obligime.

Nga ana tjetër, kur femrat tradhtojnë, ato e bëjnë këtë nga dashuria ndaj personit tjetër apo nga pakënaqësia emocionale me lidhjen aktuale.

Prandaj, burrat rrallë divorcohen nga bashkëshortet për shkak të lidhjes tjetër, ndërsa nuk është rast i rrallë që gratë kërkojnë divorcin për shkak të jetës së përbashkët me personin që tradhtojnë.

tradhetia2

Sa zgjat kjo?

Edhe pse të dy gjinitë kanë prirje për të filluar afera të gjata, ato, në të dyja rastet, janë më shumë përjashtime se sa rregull. Në të vërtetë, as njëra palë as tjetra, nuk lejojnë veten të krijojnë lidhje të gjata me persona të tjerë, posaçërisht sepse shpesh mu tradhtinë e shfrytëzojnë si ikje nga vetvetja.

Meshkujt kur tradhtojnë ose i dëshirojnë lidhjet për seks për një natë, ose bëjnë edhe më shumë aventura të herëpashershme, të cilat zakonisht ose ndërpriten vetvetiu ose zgjasin derisa të kapen në flagrancë.

Mirëpo, femrat i dëshirojnë lidhjet e gjata, të cilat të shumtën e rasteve ngjajnë me martesat, derisa ose të mos divorcohen ose të mos u bëhet monoton dashnori.

tradhetia5

Me kë?

Nga karakteristikat e mësipërme rezulton edhe kjo – meshkujt tradhtojnë me femrat që nuk janë në lidhje me dikë tjetër, ndërkaq femrat vendosin më vështirë me meshkujt e tillë. Kjo do të thotë se njëri ndër faktorët më kryesor të tradhtisë së mashkullit është situata, fakti “që mundet”.

Te femrat zakonisht njëherë prin dëshira e gjatë, simpatia e madhe, flirti, “kundërshtimi”, dhe tek pastaj i hyjnë aventurës.

Prandaj nuk është për t’u habitur që meshkujt shumë më shpesh tradhtojnë me femrat më pak simpatike sesa bashkëshortet e tyre, ndërsa ato, pothuajse gjithmonë tradhtojnë me meshkujt “më të bukur” sesa të dashurit e tyre. Qoftë nga pamja fizike, qoftë nga situata financiare. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply