Flokët e galaktikës janë variacione të trendit pastel/ylber – që është shumë i popullarizuar së fundi, si të gjinia femërore ashtu dhe të ajo mashkullore.
Ajo që e dallon këtë trend është se, “të ngjyrosit”, pasi që të vizitojnë stilistin e flokëve, postojnë edhe një imazh të galaktikës që ngjanë me ngjyrën e flokëve të tyre…
Madje, këta persona janë aq shumë të dhënë pas galaktikës, sa që vizitojnë stilistin e flokëve goxha shpesh – për të ngjyrosur fijet e flokëve që mund të kenë humbur ngjyrën e tyre të preferuar.
Për të kuptuar se si duket ky trend, dhe çfarë ngjyrash të bukura flokësh janë krijuar, shikojeni fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/