Vendet në të cilat gjithmonë mund të gjendet çdo gjë, nga gjilpëra deri te lokomotiva, i kanë quajtur tregje të gjërave të vjetra apo pazare – e ato paraqesin shpirtin e çdo qyteti. Lexoni në vijim për vendet më të mëdha dhe më interesante të tregtimit në botë…
Pazari i Madh (Kapalıçarşı), në Stamboll
Fjala “i madh” tingëllon në mënyrë shumë nënçmuese në raport me atë pazarin i cili ka 4.000 dyqane, 65 rrugë dhe 6 shekuj ekzistencë. Brenda një viti këtë vend e vizitojnë pesëmbëdhjetë milionë njerëz, gjë që Grand Bazzar e radhit në krye të atraksioneve më të vizituara turistike në Evropë.
Edhe pse disa zanatçinj tradicionalë, për shkak të qirasë së lartë të tezgave, e kanë braktisur këtë treg, kërkesat për t’u bërë i pasur në këtë labirint akoma mallëngjejnë sikur dikur.
Në rrugën kryesore do të gjeni gjëra tradicionale, çaje të njohura në tërë botën, qeramikë dhe qilima, pastaj keni rastin të hyni edhe në rrugë pak të fshehura në të cilat mund të bëni pazarllëk dhe me çmim më të volitshëm të blini stoli ari, pëlhurë të mirë apo lëkurë cilësore.
Tregu Izmajlovski (Измайловский рынок), Moskë
Hyrja në këtë Pazar në mënyrë të habitshme të rikujton hyrjen në Parkun argëtues të Dizneit “It’s a Small World After All”, vetëm me pamje pak të drobitur dhe pak më gri.
Pazari është ndërtuar si park tematik, i cili do të madhështojë format tradicionale të arkitekturës ruse.
Edhe pse për një çast mund të duket si kurth i madh për turistët, pazarin e vizitojnë shumë moskovitë për t’u furnizuar me çdo gjë – nga xhufkat zbukuruese sovjetike, tekstile më cilësore, kapela lëkure dhe fotoaparate të vjetra deri te boça të vjetra pishash.
Pazari i Bruklinit (Brooklyn Flea), New York
Kur është hapur, më 2008, ky Pazar u përpoq t’ua kalojë pazareve tradicionale. Fjala është për pazarin në të cilin afër njëri tjetrit gjenden argjendarët, disenjatorët e mobilieve, artistët e rinj por edhe pemëshitësit, por edhe shitësit e pemëve dhe të perimeve të kultivuara në kopshtet e tyre organike.
Gjatë pesë vjetëve të punës, ky Pazar është bërë si trampolinë për shumicën e njerëzve të cilët mu këtu filluan të shesin shpikjet dhe idetë e tyre kreative.
Pra, po qe se dëshironi që të parët të mësoni se cila do të jetë “gjëja tjetër e madhe”, zgjohuni herët të shtunave apo të dielave dhe vizitojeni këtë pjesë piktoreske të Bruklinit.
Jaffa Pazar (Shuk Ha Pishpishim), Tel-Aviv
Kur filloi së punuari në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kuarti arab Jaffa u bë shumë shpejtë një ndër pjesët më të rëndësishme të Tel-Avivit.
Në qendër të kësaj pjese gjendet edhe ky Pazar, i cili ekziston që nga koha e Osmanlinjve.
Duke shëtitur nëpër rrugët e ngushta mund të hasni në qafore të pazakonshme të punuara me dorë, fanella me dyzen tradicional si edhe instrumente të vjetra dhe antikitete të ndryshme.
Pazari Panxhajuan (Panjiayuan Jiuhuo Shichang) Pekin
Kur t’ju thonë banorët e Pekinit që të shkoni në pazarin “Hong Qiao”, sepse atje do të gjeni inxhi të lirë dhe t’i mbushni shportat me pak para, mos u besoni shumë.
Atë që dëshironi të gjeni në pazaret kineze – do të mund ta gjeni herët në mëngjes në pazarin Panxhaujan, i njohur edhe me emrin “Pazari i ndotur”.
Çdo vikend shitësit e shumtë vërshojnë në këtë Pazar, duke u përpjekur që të shesin mobiliet e stileve të tyre, tavolina të pazakonshme për çaj, stoli të shumta nga Dinastia e Manxhurisë, por edhe shumë gjëra të tjera. Pazarllëku është i lejueshëm. /© NGJYRA.COM/