E tëra filloi si një shaka, për të fituar pastaj famën botërore. Ky është tregimi për Rich McCor, njeriun i cili nëpërmjet një copë letre e shndërroi orën e fashme të Londrës, Big Ben, në orë dore.
Kjo gjë i kishte pëlqyer disa kalimtarëve të rastit, ndërsa me kalimin e kohës, fotografi McCor vazhdoi të bënte gjëra të tilla edhe para objekteve tjera të famshme të vendlindjes së tij, Londrës – të cilën, siç thotë ai, e kishte injoruar deri atëherë.
Postimi i fotografive të tilla, në profilin e tij në Instagram, bëri që ai të fitonte famën botërore, derisa një ditë u kontaktua edhe nga botuesi i famshëm i turizmit, “Lonely Planet”, të cilët i kërkuan që këto trasnformime t’i vazhdonte dhe në qytetet tjera të botës, respektivisht para objekteve të famshme të këtyre qendrave… Dhe, kështu, puna vazhdoi në Stokholm, Amsterdam, Kopenhagë, Paris… ndërsa rezultati është vërtetë mbresëlënës.
Për më shumë shikojeni fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/