Shumë njerëz duan thjeshtë vetëm të udhëtojnë nëpër botë. Edhe pse planifikimi i një udhëtimi në ditët e sotme nuk është ndonjë punë shumë e vështirë, megjithatë ka disa gjëra që duhet të merren parasysh kur vendoset për të udhëtuar. Një prej këtyre gjërave është edhe lista e mëposhtme e aeroporteve më të rrezikshëm në botë…
10. Aeroporti Qamdo Bamda, Tibet
Tibeti është krahinë kineze, në malet më të larta në botë, Himalaje. I ndodhur në një lartësi mbidetare prej 4334 metrash, nuk është për t’u habitur që Aeroporti Qamdo Bamda konsiderohet si një prej aeroporteve me lartësinë më të madhe mbidetare në botë.
Një tjetër tipar dallues i këtij aeroporti është pista me një gjatësi prej 5,5 km, e cila po ashtu konsiderohet të jetë pista e shtruar më e gjatë në botë. Përqëndrimi i ulët i oksigjenit në një lartësi të tillë mund të shkaktojë disa parehati për të sapoardhurit dhe gjithashtu uljen e performances së motorëve të aeroplanëve.
9. Aeroporti Juancho E. Yrausquin, Ishulli Saba
Ky ishull në detin e Karaibeve, administrohet nga Holanda. Në njërën anë, pista e gjatë vetëm 400 metra, në përfundim të së cilës fillon menjëherë deti dhe në anën tjetër shpatijet shumë të pjerrta të kodrës me të cilën kufizohet aeroporti, kanë bërë që Autoritetet e Aviacionit Civil të Atileve Holandeze ta mbyllin atë për fulurime të rregullta.
Ky aeroport mund të shfrytëzohet vetëm me leje të posaçme të autoriteteve përgjegjëse.
8. Aeroporti Gustafi i III-të, Shën Barthelemy
Është interesante se pjerrtësia e kodrës në të cilën është e ndërtuar pista e këtij aeroporti ua mundëson aeroplanëve që gjatë aterimit ta zvogëlojnë shpejtësinë. Për shkak të pistave relativisht të shkurta, ky aeroport shfrytëzohet vetëm nga aeroplanë të vegjël dhe të mesëm, me kapacitet deri në 20 pasagjerë.
Ishulli në të cilin gjendet ky aeroport, është pjesë e Karaibeve, ndërsa administrohet nga Franca.
7. Pista e Akullt, Antarktik
Kjo pistë shërben për programin e SHBA-ve për Antarktik. Sipas pilotëve që e shfrytëzojnë atë, sipërfaqja e pistës ka stabilitetin e sipërfaqes së betonuar dhe mund të shfrytëzohet edhe për aeroplanë relativisht të mëdhenj si Boeing 757.
Problemet në këtë pistë mund të paraqiten gjatë ndaljes se aeroplanëve, meqë rrotat mund ta thyejnë shtresën e akullit dhe të ngecin në akull.
6. Aeroporti Courchevel, Francë
Pista prej 525 metrash, në Alpet franceze, e cila e përcjell relievin e shtegut të skijimit në fqinjësi, gjendet në një lartësi mbidetare prej 2008 metrash.
Ajo mund të shfrytëzohet nga aeroplanë të vegjël dhe helikopterë vetëm kur është moti i mirë, përndryshe gjatë motit me mjegull aeroporti është i pashfrytëzueshëm për shkak se i mungojnë instrumentet për orientim.
5. Aeroporti Ndërkombëtar Barra, Skoci
Ky është i vetmi aeroport me pista të pozicionuara direkt në plazh. I ndodhur në ishullin Barra, në Skoci, ky aeroport është i njohur edhe si Aeroporti Barra Eoligarry.
4. Aeroporti Ndërkombëtar Toncontin, Honduras
Ky aeroport ka vetëm një pistë me gjatësi prej 2163 metra, e cila është e ndërtuar në një lartësi mbidetare prej 1005 metrash. Ndryshe, Toncontin njihet edhe si Aeroporti Teniente Coronel Hernan Acosta Mejia.
3. Aeroporti Tenzing-Hillary, Nepal
Emrin e ka marrë sipas dy personave të parë që janë ngjitur në majën e malit Everest – Tenzing Norgay dhe Sir Edmund Hillary. Aeroporti është i rrethuar me male, ndërsa pista e tij është vetëm 460 metra e gjatë.
2. Aeroporti Madeira, Portugali
Për shkak të pistës së tij të shkurtër, ky aeroport në Ishullin Madeira, një kohë ka patur një nam jo të mirë. Për këtë shkak, autoritetet portugeze vendosën që ta zgjasin atë, dhe pas zgjatjes së fundit gjatësia e pistës pothuajse është dyfishuar.
1. Aeroporti Ndërkombëtar i Gjibraltarit, Gjibraltar
Ky është i vetmi Aeroport në botë, pista e të cilit kryqëzohet me rrugën automobilistike me trafik të dendur. Çdoherë kur ngritet ndonjë aeroplan nga pista, trafiku përgjatë Bulevardit Winston Churchill duhet të ndalet, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme të rënda. /NGJYRA.COM/