Të kesh apo të mos kesh talent – kjo nuk është çështja ditëve të sotme. Fama arrihet në mënyra të ndryshme.
Dikur depërtimi në skenë ka qenë shumë i vështirë, pasi që edhe kërkesat kanë qenë më të rrepta nga sot. E sot, krejt çfarë duhet të bësh (nëse je femër aspirante për famë) është të zhvishesh apo të bësh ndonjë skandal në skenë. Kuptohet, kjo nuk vlen për të gjitha!
Në vijim ju sjellim një listë të femrave më “hot” që famën e kanë arritur në moshë shumë të re.
1. Miley Cyrus, nga aktorja e dashur për fëmijë e filmave të Disneyt, është shndërruar në një prej këngëtareve më kontroverse
2. Miranda Cosgrove (22-vjeçe) ka zënë vend në Librin e Rekordeve Guinness 2012 si aktorja e re më e paguar
3. Demi Lovato është vetëm 22 vjeçe dhe karriera e saj ka hasur në shumë telashe
4. Chloe Moretz sivjet ka mbushur 18 vjeç ndërsa konsiderohet si diva e adoleshentëve
5. Victoria Justice, vetëm 22 vjeçe, me fytyrë engjëllore, por me një zë magjik.
6. Të mos e harrojmë edhe Selena Gomezin, këngëtaren shumë të dashur për adoleshentë në mbarë botën. /NGJYRA.COM/